Bismilah...

Burimi: Fetva të “Lexhnetu Daimeh,” vëll. 6, fq. 286-287, nr. i fetvasë: 19181

Burimi: http://www.alifta.net/fatawa/fatawaDetails.aspx?View=Page&PageID=12503&PageNo=1&BookID=3

Pyetje:

Cili është gjykimi i faljes së namazit mbrapa një imami i cili shkruan hajmali dhe mbrapa një imami i cili u lutet njerëzve të mirë (të devotshëm) dhe beson se ata sjellin dëm dhe dobi për njerëzit. A lejohet falja e namazit mbrapa tij?

Përgjigje:

Namazi mbrapa imamit që shkruan hajmali është i saktë nëse ato janë nga Kurani Fisnik, apo janë lutje (du'a) të ligjëruara apo janë Emra dhe Cilësi të Allahut apo të ngjashme, porse shkrimi i hajmalive nga ana e tij (imamit), të cilat shkrime janë nga Kurani Fisnik apo nga Emrat dhe Cilësitë e Tij, nuk lejohen, duke u bazuar në atë që është e saktë nga fjalët e dijetarëve, për shkak të haditheve të përgjithshme që tregojnë për moslejimin e varjes së hajmalive dhe ndalesës së tyre, ngaqë në të ka mbyllje të rrugëve që të shpijnë në shirk, ngaqë ai që e var hajmalinë mund që ajo ta shpije në shirk, dhe për shkak se mund të hyj në vendet e kryerjes së nevojës.

Duke u bazuar në këto gjëra, nëse gjendet imam më i mirë se ai, i cili nuk shkruan hajmali, atëherë ai është më parësor se ky (që shkruan hajmali). Por nëse ai imam shkruan hajmali që nuk janë prej Kuranit Fisnik dhe prej Emrave të Allahut dhe Cilësive të Tij, atëherë nuk lejohet që ai të merret për imam, sepse varja e hajmalive është shirk i vogël dhe mund të jetë shirk i madh në bazë të asaj që bën robi me zemrën e tij, për shkak të fjalës së përgjithshme të tij – lëvdata dhe shpëtimi i Allahu qoftë mbi të –:

إِنَّالرُّقَىوَالتَّمَائِمَوَالتِّوَلَةَشِرْكٌ

Vërtet rrukjet (me shirk, me kërkim ndihme nga dikush tjetër pos Allahut, me emra shejtanesh, etj), hajmalitë dhe magjia (për ndarjen apo bashkimin e bashkëshortëve), janë shirk.”

Këtë hadith e ka nxjerr Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe Ebu Daudi në Sunenin e tij.

Po ashtu, fjala e tij – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –:

من تَعَلَقَ تميمةً فلا أتم الله له، ومن تَعَلَقَ وَدْعَةً، فلا وَدَعَ الله له

Ai që var hajmali, Allahu mos ia plotësoftë atij (çështjen e tij), ai që var një guacë deti, Allahu mos i dhëntë rehati.”

Dhe në një transmetim tjetër thuhet:

مَنْ تَعَلَّقَ تَمِيمَةً فَقَدْ أَشْرَكَ

Ai që var hajmali, ka bërë shirk.”

Është detyrë që ky imam të këshillohet dhe të lajmërohet se kjo e vepër e tij është Shirk, e kundërshton Teuhidin, ndoshta ai pendohet dhe kthehet tek Allahu – i Pastri nga çdo mangësi dhe e metë –.

Kurse imami që u lutet të devotshmëve (të vdekur qofshin apo të gjallë, sh.p) krahas Allahut dhe beson se ata janë ndërmjetës ne mes njerëzve dhe Allahut për arritjen e një dobie apo largimin e një dëmi dhe u lutet atyre krahas Allahut; ther kurban për ta; zotohet tek ata dhe apo të ngjashme nga llojet e adhurimeve, atëherë namazi mbrapa tij nuk është i saktë. Ai që falet mbrapa tij, namazi i tij është i pavlefshëm, sepse t’i lutesh dikujt tjetër pos Allahut dhe të besosh se prej tij vjen dobia dhe dëmi, është shirk i madh. Ngase lutja është adhurim për Allahun, nuk lejohet t’i drejtohesh dikujt tjetër pos Tij.

Andaj, është detyrë që xhemati mos ta marrin këtë për imam duke qenë se ai është në këtë gjendje.

Prej Allahut vjen suksesi.

Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Anëtar: Bekër Ebu Zejd

Anëtar: Salih el-Feuzan

Anëtar: Abdullah el-Gudejan

Zëvendëskryetar: ‘Abdul-‘Aziz Ali-Shejkh

Kryetar: ‘Abdul-‘Aziz bin ‘Abdullah bin Baz

Përktheu: Jeton Shasivari