Autor: Shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=34329

Pyetësja: Për sa i përket namazit të vitrit, namazi i vitrit, supozojmë se unë do të falë namazin e vitrit, unë do të falem, do të ngrihem natën në orën tre supozojmë ose në orën katër, psh fjeta apo përtoja dhe nuk u ngrita (që të falem sh.p), si do të veproj?

Shejkhu: Deri kur fjete?

Pyetësja: Deri kur kishte hyrë sabahu…

Shejkhu: Si?

Pyetësja: Deri kur ishte thirrur ezani dhe më iku namazi i vitrit…

Shejkhu: Po. Nëse të iku namazi, dmth u shtrive dhe fjete dhe nuk u zgjove para hyrjes së sabahut, e humbe namazin e vitrit…

Pyetësja: Dmth, nuk mund ta falë…

Shejkhu: Njësoj si ai që nuk do që ta falë namazin e farzit në kohën etij. Nuk mund ta kompesojë atë (vitrin), por nëse harron apo e zë gjumi, atëherë a fal vitrin atëherë kur i kujtohet, poashtu edhe pyetja që ti bëre. Por, nëse e merr shtruar gjumin derisa hyn sabahu…

Pyetësja: I hapa sytë dhe pashë që kishte hyrë sabahu…

Shejkhu: Dmth nuk e kishe me qëllim që ta humbje namazin e vitrit?

Pyetësja: Po…

Shejkhu: Para se të falësh sunetin e sabahut, do të falësh sunetin e vitrit…

Pyetësja: Një rekat ose tre rekate…

Shejkhu: Ose tre, po…

Pyetësja: Po a e di për çfarë arsye?

Pyetësja: Para se të fal sunetin…

Shejkhu: Jo jo, arsyen pse dmth…

Shejkhu: Për arsyen do të përmendim dy raste: Në rastin e parë, ti nuk do që ta falësh vitrin, kështu që e humbe namazin (dmth, nuk e kompeson sh.p)…

Pyetësja: Në rastin e parë…unë isha në gjumë…

Shejkhu: Dmth, u zgjove dhe fjete prapë…

Pyetësja: Fjeta, përtoja të ngrihesha (të falja vitrin sh.p)…

Shejkhu: Po, në këtë rast, të humbi namazi (ska kompesim sh.p)…

Pyetësja: A më humbi…

Shejkhu: (rasti i dytë sh.p) Por, nëse të ka zënë gjumi dhe u zgjove nga gjumi vetëm pasi ishte thirrur ezani i sabahut, atëherë do të falësh vitrin, pastaj do të falësh sunetin e sabahut…

Pyetësja: Po… po atë nuk mund ta kompesojë…rastin e parë…

Shejkhu: Ai iku, nuk ka kompesim…

Pyetësja: Rasti i parë…

Shejkhu: Për sa i përket atij që e lë (namazin e vitrit) me dashje, nuk ka kompesim…

Pyetësja: Nuk ka kompesim…

Shejkhu: Po…

Pyetësja: Faleminderit shumë o mësues, më fal që të shqetësova, por kam pyetje…

Shejkhu: Po…

Pyetësja: Që të mos bie në harram apo të jem gjynahqare pa patur dije si ky rast që gabova…

Shejkhu: Allahu të dhëntë shëndet!

Pyetësja: [fjalë e paqartë…] u mërzita që ma ka ikur namazi…

Shejkhu: Allahu të dhëntë shëndet…

Pyetësja: Allahu të dhëntë shëndet edhe ty…

Shejkhu: Selam…

Pyetësja: Allahu të ruajtë…

Shejkhu: Esselamu alejkum…

Pyetësja: Ue alejkumus-selam.

Përktheu: Umm ‘Akil