Autor: Shejkh Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz
Burimi: Nurun ‘ala Derb, (vëll. 13, fq. 77)
Pyetje: Vëllai nga Kasimi me inicialet E.E thotë: sa i përket udhëtimit me aeroplan, në qoftë se do fluturoj para drekës, cila është dispozita e shkurtimit të namazit në këtë rast? A ta falë drekën dhe ikindinë duke qenë në aeroport apo të presë derisa të mbërrijë (në destinacionin e dëshiruar)?
Përgjigje: Nëse aeroporti është jashtë qytetit, s’ka problem që të falësh drekën dhe ikindinë duke i bashkuar ato nëse ka hyrë koha (e drekës), siç është aeroporti i Rijadit apo aeroporti i Xhiddes të cilët janë jashtë qytetit. Në këtë rast falesh në aeroport duke i bashkuar dy namazet dhe nuk ka ndonjë problem – elhamdulilah – por nëse ka hyrë koha e drekës (për të falur drekën bashkë me ikindinë sh.p.) apo koha e akshamit (për të falur akshamin bashkë me jacinë sh.p.).
Përktheu: Jeton Shasivari