Autor: Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=148264
Pyetje: Në vendin tonë imami mban mësim përpara Xhumasë, andaj si të shkojmë herët për Xhuma që të fitojmë shpërblimin, ndërkohë që aty mbahet ky mësimi?
Përgjigje: Kjo s’bën. Mbajtja e mësimit përpara Xhumasë nuk lejohet. Kurse ai që hyn në xhami vepron ashtu siç është transmetuar nga i Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -, se ai falej sa të mundej dhe pastaj ulej dhe rrinte i heshtur. Kurse ai që jep mësim dhe ua merr mendjen njerëzve, kjo nuk duhet bërë. Njeriu nëse vjen herët (në xhami) s’duhet ta dëgjojë këtë mësim, porse falet dhe lexon Kur`anin dhe nuk merr pjesë tek ky mësim, i cili nuk duhet të mbahet dhe as nuk lejohet që të mbahen këto mësime përpara Xhumasë.
Mirëpo, kjo s’do të thotë që mësimi mbas sabahut (ditën e Xhuma) është njësoj si ky mësimi (që mbahet para Xhumasë), sepse dihet që njerëzit vijnë dhe falin sabahun dhe pastaj shkojnë dhe përgatiten për namazin. Fjala është për kohën kur njerëzit vijnë për namazin (e Xhumasë). Po.
Përktheu: Alban Malaj