Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/fatawa/4663

 

 

Pyetje: Nëse është ditë e xhuma, a bashkohet dhe shkurtohet namazi i drekës dhe ikindisë kur je udhëtar?

 

Përgjigje: Udhëtari nuk e fal xhumanë, por fal namazin e drekës dhe nuk ka problem që ta bashkojë drekën me ikindinë. Ndërsa, nëse udhëtari e fal xhumanë me njerëzit, në çdo lloj vendi qoftë ai, atëherë nuk e bashkon atë me ikindinë, por duhet që ta falë ikindinë në kohën e saj.

 

 

 

Përktheu: Umm ‘Akil