Autor: Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin

Burimi: Mexhmu'u Fetaua ue Resail el-Uthejmin, 15/428

 

 

Pyetje: Në disa raste e vonoj namazin e Akshamit dhe të Jacisë derisa të kthehem nga udhëtimi, dhe e fal atë në shtëpi. Pra, a ta shkurtojë namazin apo ta fal të plotë në këtë rast?!

 

Përgjigje: Unë do t'ju tregoj një rregull, e ai është: Parimi është me vendin e kryerjes së namazit; Nëse e fal atë duke qenë në vendin tënd, fale të plotë! E nëse e fal atë duke qenë në udhëtim, shkurtoje! Edhe nëse ka hyrë, apo nuk ka hyrë koha e faljes në vendin ku ndodhesh.

Shembull: Një njeri udhëton nga vendi i tij pasi është bërë ezani i namazit të Drekës, por ai do ta falë namazin e Drekës pasi të dalë nga vendi i tij; në këtë rast ai e fal namazin e Drekës dy rekate. Ndërsa, nëse është duke u kthyer nga  udhëtimi dhe i hyn koha e namazit (të Drekës) duke qenë në udhëtim, pastaj pasi kthehet nga udhëtimi e fal namazin në vendin e tij katër rekate. Pra, parimi është në bazë të vendit ku e kryen namazin; nëse e fal në vendin tënd, e fal katër rekate, e nëse e fal në udhëtim, e fal dy.

 

 

Përktheu: Servet Mata