Autor: Muhamed bin Salim Umer Bazmul
Burimi: Ligjëratë me titull “Tahriru et-Tefsir el-Meudu’ij uel-Uahdetu el-Meudu’ijeh,” min. 1:30:03
Burimi: محمد عمر بازمول ( تحرير التفسير الموضوعي والوحدة الموضوعية ) 23 ـ 3 ـ 1441هـ
Pyetje: Si bëhet lëvizja e gishtit tregues në Teshehhud?
Përgjigje: SubhanAllah! Po flisja me disa vëllezër për hadithin e të Dërguarit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –
“Allahu nuk e merr diturinë duke e hequr atë nga njerëzit, porse e merr atë me vdekjen e dijetarëve. Kur Allahu t’ua marrë shpirtrat dijetarëve, njerëzit do të marrën për dijetarë injorantët. Kështu, këta injorantë do të pyeten për fe dhe ata do të japin fetva pa dije. Si pasojë, këta injorantë do të devijojnë për vetën e tyre dhe do t’i devijojnë edhe të tjerët.”
Ne parashtruam një pyetje dhe thamë: Kurani, Sunneti dhe librat janë në mesin tonë; librat e Tefsirit, librat e shpjegimeve të haditheve dhe librat e Fikhut janë në mesin tonë. Atëherë, pse të kemi nevojë patjetër për prezencën e dijetarit?
Ne përmendëm pesë gjëra – pra bëmë “stuhi mendimesh” me nxënësit – dha ato pesë gjëra që përmendëm janë:
(E para): thamë se prania e dijetarit është e rëndësishme që të flasë për trazirat e mëdha (nauazil) dhe të bëjë ixhtihad. Pra, librat ekzistojnë, por trazirat që ndodhin nuk janë në libra.
(E dyta): thamë se prania e dijetarit është e rëndësishme sepse ai të urdhëron dhe të ndalon në mënyrë që ti të bësh mirë dhe ta lësh të keqen. Ndërsa, libri është i heshtur. Nuk të urdhëron e as nuk të ndalon.
(E treta): thamë se dijetari ta afron çështjen dhe ta sqaron. Pra, ti mund të lexosh një çështje të fesë, t’i lexosh ato fjalë, të përpiqesh t’i kuptosh porse ti nuk arrin ta kuptosh atë çështje.
Dhe ne sollëm shembull: çështja e lëvizjes së gishtit tregues. Unë i kam dëgjuar fjalët e Shejkh Albanit në kaseta për lëvizjen e gishtit (në teshehhud). Lexoja dhe dëgjoja fjalët e njerëzve se çfarë thonin për ta kuptuar. Nuk e kuptoja si është forma e lëvizjes së gishtit tregues. Në vitin 1410 – dhe kjo ishte herë e fundit që unë jam takuar me Shejkh Albanin dhe deshi Zoti im që unë të takohem me të - unë u e fala me të në lagjen Azizijeh (në Mekkeh), isha pranë tij dhe vërejtja se si e lëvizte gishtin tregues. Shejkhu e vendosi dorën sipër gjurit, në fund të kofshës, dhe bënte shenjë ngadalë kështu. Lëvizje të lehtë kështu. Nuk bëri shenjë kështu! E as nuk bëri shenjë kështu! E as kështu! Jo!
Ai bëri shenjë me gisht kështu. Bënte lëvizje të lehtë. Nuk e shtrëngonte gishtin kështu! Por e mbante në formën që rri gishti! Lëvizje të lehta. Kështu!
Unë i thashë Shejkh Albanit duke e pyetur: “A më beson o Shejkh, se unë të kam dëgjuar në kaseta se si e përshkruan lëvizjen e gishtit dhe nuk parafytyroja dot formën e lëvizjes së gishtit, por tani e kuptova.”
Kjo është një ndër dobitë e prezencës së dijetarëve në mesin tonë. Ai ta qartëson çështjen që ti nuk e kuptoje. Ti lexon fjalët për një çështje, por nuk i kupton ato fjalë dhe dëshiron që ta zbatosh atë që ke lexuar, porse nuk di si. Kjo ishte një ndër dobitë e prezencës së dijetarëve.
Përktheu: Jeton Shasivari
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org