Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, 49

 

Pyetje:

Gjithashtu dëgjuesja thotë: kam dëgjuar dikë të thotë: “Imamllëku i njeriut belbëzak është i pasaktë, d.m.th: namazi pas tij është i pavlefshëm, ngase ai ka të metë, a është e saktë kjo fjalë apo jo?” Allahu ju dhëntë sukses.

Përgjigje:

Kjo është e saktë sipas disa dijetarëve, ata mendojnë se nëse belbëzaku arrin deri në nivelin e ndryshimit të shkronjave me njëra- tjetrën, p.sh. që ta ndryshojë shkronjën “Rra” duke e bërë  Gajn”, apo ta bëjë “Lam”, e të ngjashme me këtë,  atëherë disa nga njerëzit e dijes mendojnë që imamllëku i tij është i pavlefshëm, ngase ai është në pozitën e analfabetit imamllëku i të cilit vlen vetëm për ata që janë si ai.

Ndërsa disa dijetar të tjerë mendojnë që imamllëku i tij është i saktë, sepse ai që e ka namazin e tij të saktë atëherë edhe imamllëku i tij është i saktë, dhe se ai e ka kryer obligimin, që është frikësimi ndaj Allahut sipas mundësisë, Allahu i Lartësuar thotë:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

“Frikësohuni Allahut sa të keni mundësi”. Et-Tegabun, 16

Përderisa ai që nuk ka mundësi të falet në këmbë, iu prin muslimanëve që kanë mundësi të falen në këmbë, atëherë edhe ky është i njëjtë me të, sepse të dy këta nuk kanë mundësi ta plotësojnë një shtyllë të namazit, njëri nuk ka mundësi të falet në këmbë, tjetri nuk ka mundësi të lexojë, kjo është fjala e saktë, që imamllëku i belbëzakut është i saktë, edhe nëse ai i ndryshon shkronjat me njëra-tjetrën, përderisa ai kaq mundësi ka.

Megjithatë, duhet të përzgjiidhet ai që i prin xhematit që të jetë njeri pa të meta, duke punuar me më të sigurtën, dhe duke dalë nga mospajtimi.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi