Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil Ibën Hadij el-Uadi’ij

Burimi: Ixhaabetus-Saa`il, fq.188

 

 

Pyetje: A është i vlefshëm zekati që i jepet atij që nuk falet?

 

Përgjigje: Njeriut që nuk falet i jepet zekati, nëse do që ta afrosh, se ndoshta Allahu e udhëzon. Pra, ai është prej atyre që duhet t’u fitohen zemrat. E nëse ia jep atij për shkak të lidhjes fisnore apo për diçka tjetër, edhe për këtë jepja, sepse Allahu – Subhanehu ue Te’ala – Thotë:

لا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُمْ مِنْ دِيَارِكُمْ أَنْ تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ (٨

“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.” [el-Mumtehineh, 8]

 

E njëjta gjë nëse ai është i afërt me ty. Mirëpo ti ia jep atij me nijetin e afrimit. Ama nëse dihet që ai është inatçi, dihet që ai është këmbëngulës, dihet që ai e urren Islamin dhe Muslimanit, atëherë nuk lejohet që t’i jepet atij. Dhe vetëm Allahut i kërkojmë ndihmë.

 

 

Përktheu: Alban Malaj