Bismilah...

Autor: Shejkh Abdullah en-Nexhmi

Burimi: Seb’une Meseleh Muhimmeh fi Sijam, fq. 11

El-Alameh Ibën Baz - Allahu e mëshiroftë - ka thënë: “E sakta është se ato (hedhja e pikave në sy dhe në vesh) nuk e prishin agjërimin sepse ato nuk janë rrugë (për arritjen e pikave në fyt, sh.p.), por nëse e zëvendëson atë ditë si parandalim dhe dalje nga khilafi (i dijetarëve), nuk ka ndonjë problem. Përndryshe, e sakta është se ato nuk e prishin agjërimin, qofshin pika në sy apo në vesh.”

Unë (Shejkh Abdullah en-Nexhmi) them: Ky është mendimi më i saktë që e ka zgjedhur Shejkhul-Islam Ibën Tejmije në fetva. Komisioni i Përhershëm për Fetva ka thënë tekstualisht: “Nëse e vonon hedhjen e pikave në sy dhe në vesh për natën, do të ishte më larg dyshimeve dhe më e sigurt për të dalë nga khilafi.” Allahu e di më së miri.

Shejkhu jonë Ahmed bin Jahja en-Nexhmi - Allahu e mëshiroftë - ka thënë:“ Për aq sa i sëmuri nuk dëmtohet si rrjedhojë e kësaj (vonimit të hedhjes së pikave deri pas iftarit).”

Përktheu: Jeton Shasivari