Autor: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (1420 h.)

Burimi: Fetaua el-Xhamië el-Kebir

 

Pyetje: Kemi mësuar se trafikuesi i drogës vritet. Kështu që, shpresojmë nga Shejkhu i nderuar që të na japë një argument të qartë që të jetë argument për thirrësit që thërrasin tek Allahu? Ndoshta ata e dinë këtë çështje, nëse atyre u ndodh...

Shejkh Ibën Baz: Komiteti i Dijetarëve të Mëdhenj kur i studiuan dispozitat që kanë të bëjnë me drogat e ndryshme dhe të këqijat e mëdha që ju ndodhin Muslimanëve, degjenerimin e rëndë, humbjen e rinisë dhe gjëra të tjera, të cilat vijnë si pasojë të përdorimit të vazhdueshëm të këtyre drogave, ata i studiuan fjalët e njerëzve të diturisë dhe nga kjo sollën këtë vendim: ai që e trafikon drogën nga një vend në një tjetër, është detyrë që të vritet për shkak të shkatërrimit që po bën në tokë, sepse kjo është shkatërrim në tokë. Po ashtu, kjo që bën ky trafikues është më e rëndë se ata që bëjnë krime të organizuara. Përderisa vritet një kriminel që vjedh pasuritë e njerëzve, atëherë ky që i dëmton mendjet e njerëzve duke trafikuar drogë, është më e arsyeshme që të vritet.

Kurse ai që e promovon drogën në shitblerje, ky disiplinohet dhe ndëshkohet në varësi të asaj që e shikon të duhur udhëheqësi i shtetit, siç janë burgosja ose disiplinimi i tij. Nëse ai nuk ndalet nga kjo vepër, atëherë ai duhet vrarë, sepse me vrasjen e tij janë mbrojtur Muslimanët nga dëmet mendore që u shkaktonte ai dhe është ruajtur jeta e tyre. Kështu që, Allahu i mëshiroi robërit kur ligjësoi ndëshkimin me vrasje për atë që nuk disiplinohet me fshikullim apo burgosje, apo forma të ngjashme.

Ky është njëri këndvështrim i gjykimit që është dhënë për këtë çështje, sepse trafikimi i drogës është shkatërrim në tokë dhe është më i rëndë se krimi i organizuar, siç është grabitja e pasurive të njerëzve në rrugë me pa të drejtë apo gjetkë në mbarë vendin duke përdorur forcën. Kështu që, përderisa vritet, ose kryqëzohet, ose i pritet dora a këmba atij i cili i grabit pasuritë e njerëzve dhe shkakton panik, atëherë ai që i dëmton mendjet e njerëzve, trafikon atë lëndë narkotike që dëmton mendjet e njerëzve duke ua prishur fenë dhe dunjanë, është akoma më e arsyeshme që të dënohet me këtë dënim.

Allahut i kërkojmë mirëqenie!

 

Përktheu: Jeton Shasivari