Burimi: Nurun ‘ala Derb, kaseta nr. 317
Ka ndaluar i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – nga bërja e tatuazhit dhe e ka mallkuar atë që e bën tatuazhin. I Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e ka mallkuar atë që ha kamatën, ka mallkuar atë që e jep kamatën, [1] ka mallkuar atë që bën tatuazhin dhe ka mallkuar atë që kërkon t’i bëhet tatuazhi, qoftë ai tatuazh që bëhet në fytyrë apo në dorë apo në ndonjë vend tjetër. [2]
Pra, nuk lejohet tatuazhi sepse ai është ndryshim i krijimit të Allahut. Kështu që, nuk i lejohet besimtarit dhe as besimtares që t’i bëjnë ato gjëra. Sa i përket atyre që janë bërë më përpara nga injoranca, mjafton që të pendohen për to, lavdi Allahut. Ama që këtej e tutje, mbasi që njeriut iu bë i ditur gjykimi i Allahut, ai e ka obligim që të ruhet nga ato gjëra që i ka ndaluar Allahu. Kjo është e njëjtë si për burrat ashtu edhe për gratë.
______________________
Fundnota:
[1] Shënim i përkthyesit: Ka thënë Xhabir Ibën ‘AbdUllah, Allahu qoftë i kënaqur me të:
لعَن رسول الله صلى الله عليه وسلم آكل الربا وموكله وكاتبه وشاهديه. وقال: هم سواءٌ.
“Ka mallkuar i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – atë që e ha kamatën, atë e jep kamatën, atë që e shkruan dhe dy dëshmitarët e saj.” Tha gjithashtu: “Të gjithë ata janë njësoj (në gjynah).” E ka transmetuar Muslimi (nr.1598).
[2] Shënim i përkthyesit: Ka thënë ‘AbdUllah Ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të:
لعن الله الواشمات والمستوشمات والمتنمصات والمتفلجات للحسن المغيرات خلق الله.
“I ka mallkuar Allahu ato që bëjnë tatuazhe dhe ato që kërkojnë që t’u bëhen tatuazhe, ato që i heqin vetullat e tyre dhe ato që i ndajnë dhëmbët e përparmë, për zbukurim, të cilat e ndryshojnë krijimin e Allahut.” Hadithin e ka transmetuar Bukhari (nr.5587) dhe Muslimi (nr.5538).
Përktheu: Alban Malaj