Autor: Shejkh Muhammed Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=123113

Pyetje:

Shejkhu jonë i nderuar, Allahu ju begatoftë, ju pyesim se tek ne gjendet një person që pretendon se është selefij, dhe megjithatë ai është bërë anëtar i një partie politike që në vendin tonë quhet “Partia Politike Demokratike e Maldives”, prapseprapë, ai i thërret njerëzit për të hyrë në këtë parti, si dhe mer pjesë në demonstratë, si dhe dëshpërohet e thotë se: “Ai dëshpërohet për shkuarjen e paktë të njerëzve tek ai”. Megjithatë, tek ky (njeri) ka shumë gjëra të tjera. Kështu që, cili është mendimi i juaj i nderuar për këtë dhe për selefizmin e këtij personi?

Përgjigje nga Shejkh Muhamed bin Hadij – Allahu e ruajtë:

Ajo që përmende për këtë njeri, për pretendimin dhe mendimin e tij se është selefij, duke qenë dhe i anëtarësuar në një parti demokratike, dhe që del në demonstrata ashtu sikurse ju po transmetoni, si dhe i thërret njerëzit për tek ajo, ky nuk është selefij, ky nuk është selefij. Selefit janë Ehli Suneti (njerëzit Sunetit) me të drejtë dhe

me të vërtetë. Ndërsa, demokracia është kundër Islamit, aq më tepër ndaj Sunetit dhe Selefijzmit, sepse demokracia do të thotë gjykimi i popullit nga populli. Gjykimi është i popullit dhe mendimi është ai që e mendon populli, ajo që e mendojnë njerëzit ajo është ajo që shkon. Tek ata nuk ka:

إن الحكم إلا لله أمر أن لا تعبدوا إلا إياه

“Me të vërtetë gjykimi i takon vetëm Allahut, ka urdhëruar që të mos adhuroni vetëm se Atë.”

Kjo nuk ekziston tek ata, tek ata gjykimi është i popullit. Kështu që, populli gjykon veten e tij, atë që e miraton populli ai është sistemi, ai është ligji, dhe ky – Allahut i kërkoj mbrojtje – ky është kufri (mohimi). Ka thënë i Plotfuqishmi i Lartësuari:

ألا له الخلق والأمر

“E pra, i Tij është krijimi dhe urdhëri”

I Përsosuri nga të metat. Prandaj që, krijimi është krijimi i Tij, si dhe urdhëri është urdhëri i Tij - i Plotfuqishmi i Lartësuari. Allahu - i Patëmeta e i Lartësuar - e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – që të gjykojë me atë që e ka zbritur Allahu. Ka thënë:

ومن لم يحكم بما أنزل الله فأولئك هم الكافرون

“Dhe kush nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu, atëherë ata janë kafirat (mohuesit).”

Dhe (ajeti) i dytë:

فأولئك هم الفاسقون

“Atëherë, ata janë të shthururit.”

Dhe (ajeti) i tretë:

فأولئك هم الظالمون

“Atëherë, ata janë zullumqarët”.

Kështu që, nëse qeveritari gjykon pa atë që e ka zbritur Allahu duke besuar lejimin e saj, atëherë ai është kafir (mohues), duke besuar lejueshmërinë e saj, ai është kafir, duke besuar barazinë e saj me fenë Islame, po ashtu ai është kafir.

Ndërsa, ai që mendon se ai (gjykimi me ligj tjetër përveç ligjit të Allahut) është më i mirë, atëherë nuk ka diskutim për kufrin (mohimin) e tij, çështja e tij është më e njohur, e të tjera forma për të cilat kanë treguar dijetarët e sunetit. Ndërsa, nëse ai gjykon dhe mendon se ky gjykim që ai gjykoi dhe me të cilin punoi, apo që e tha, nuk është i lejuar, porse atë e mposhti vetja e tij, apo teka e tij, apo epshi i tij, dashuria e tij për dunjanë, dashuria e tij për udhëheqje, dashuria e tij për pasuri, e të ngjashme me to, atëherë ky nuk është kafir, kufri i tij është kufër i vogël. Ashtu sikurse ka ardhur në hadithin e Ibën Abasit – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre – edhe pse kjo i pëlcet bidatçinjtë hauarixha në kohët e hershme dhe në kohën e sotme, porse neve nuk na intereson çështja e tyre.

Prandaj, themi se me të vërtetë hyrja në këto parti që pretendojnë për veten e tyre se janë Islamike, ndërkohë që ato thërrasin tek demokracia, demokracia është kufër, kundra Islamit, nga të gjitha aspektet, origjina e saj është latine (nga Romakët) në vendet perendimore ashtu sikurse ju thamë.

Gjykimi i popullit nga vet ai nuk është gjykimi i Allahut - të Patëmeta e i Lartësuar. Kush pretendon se demokracia është prej Islamit, me të vërtetë ai ka gënjyer për Islamin dhe ka shpifur për të, si dhe ka thënë për Allahun një fjalë shumë të madhe.

Kështu që, kush pretendon se është selefij, ndërkohë që ai hyn në këto parti demokratike, dhe i thërret njerëzit tek ajo dhe tek bashkimi nën flamurin e tyre, apo në përkrahjen e tyre, në formimin e një partie sipas rrugës së tyre, atëherë ai është gënjeshtar, nuk është selefij, përkundrazi ai është modernist.

I kërkojmë Allahut mirqënie dhe shpëtim. Prandaj që, u obligohet njerëzve të Islamit që të kenë kujdes nga ai e t’i ruhen dëmit të tij, dhe të mos mashtrohen me të.

E nga Allahu është suksesi.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Altin Dallashi