Bismilah...

Shejkh Salih el-Feuzan


Pyetje:

(Pyetësi) thotë: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses, thuhet se është gjetur trupi i Faraonit, për këtë argumentohen me Fjalën e Tij, të Përsosurit nga çdo mangësi:

فَالْيَوْمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنْ خَلْفَكَ ءَايَةً

“Sot do të shpëtojmë (po të nxjerrim prej deti) me trupin tënd (të vdekur), që të jesh shenjë për ata që vijnë pas teje.”
Junus, 92

A është kjo e vërtetë?

Përgjigje:

Kush është ai që e vërteton se ky është trupi i Faraonit?! Ky është një trillim! Ky është një trillim i rremë. Porse kufoma e tij u nxorr (në kohën e Musait – ‘alejhi salatu ue selam) ngaqë Bijtë e Israilit (Jehudët) ishin në mëdyshje për vdekjen e tij, kështu që, Allahu ua mundësoi ta shohin kufomën e tij të pajetë e të vdekur në mënyrë që ta dijnë se ai ka vdekur dhe të ndjeheshin rehat për këtë gjë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari