Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Rraxhihij

Burimi: http://shrajhi.com/Books/ID/12

Pyetje: Ç’gjykim ka fjala “Batica dhe zbatica e detit janë të lidhura me Hënën ose që Hëna është shkaku i tyre”?

Përgjigje: Nëse ai beson se Hëna është shkaku i baticës dhe zbaticës, kjo është prej shirkut. Ama nëse ai beson se Allahu e ka bërë që batica dhe zbatica të ndodhin në një kohë të caktuar, në mesin e muajin apo në fundin e tij, kjo hyn tek njohuritë e stinëve të vitit dhe kohëve kur mbillen farërat. Por nëse ai beson se vetë Hëna ndikon (në baticën dhe zbaticën e detit), ky është shirk i madh, ose në beson se ajo është shkak (i baticës dhe zbaticës). Ajo nuk është shkak, porse Allahu e ka bërë që batica dhe zbatica të ndodhin në këtë kohë të caktuar, në mesin e muajit apo në fundin e tij.

Përktheu: Alban Malaj