Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (1421 h.)

Burimi: Tefsiru Surati el-Bekare, fq. 133

 

Bijtë e Ademit nuk mund të kenë jetesë dhe gjallëri diku tjetër përveç se në tokë, për shkak se Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَكُمْ فِي الْأَرْضِ مُسْتَقَرٌّ وَمَتَاعٌ إِلَىٰ حِينٍ

“...ju do të keni në tokë vendbanim dhe kënaqësi (furnizim me të mirat e dunjasë) për një kohë të caktuar.” El-Bekare, 36

Këtë ajet e mbështet fjala tjetër e të Lartësuarit:

قَالَ فِيهَا تَحْيَوْنَ وَفِيهَا تَمُوتُونَ وَمِنْهَا تُخْرَجُونَ

“Ai (Allahu) tha: “Në të (në tokë) do të jetoni, në të do të vdisni dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni).” El-Araf, 25

Duke u bazuar në këto ajete mësojmë se përpjekja e pabesimtarëve për të jetuar diku tjetër jashtë tokës – qoftë në disa planete, ose në disa anije kozmike – është përpjekje e dështuar, sepse vendbanimi i njerëzve patjetër të jetë në tokë.

 

Përktheu: Abdullah Beqiri