Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje: Njëri pyet për një ajet fisnik i cili thotë:

وَالشَّمْسُ تَجْرِي لِمُسْتَقَرٍّ لَّهَا ۚ ذَٰلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ

“... edhe dielli lëviz për në vendin e tij. E ky është caktimi i të Gjithëfuqishmit dhe të Diturit absolut.” Jasin, 38 A rrotullohet dielli përreth tokës?

Përgjigje: Pa dyshim! Këtë e tregon Kurani: “edhe dielli lëviz...” Kurse ata thonë: “Jo! Dielli është i palëvizshëm, kurse toka është ajo që leviz.” Kjo fjalë e tyre është në kundërshtim me atë që ka ardhur në Kuran. Ibrahimi, alejhi selam, i tha Nemrudit:

فَإِنَّ اللَّهَ يَأْتِي بِالشَّمْسِ مِنَ الْمَشْرِقِ فَأْتِ بِهَا مِنَ الْمَغْرِبِ فَبُهِتَ الَّذِي كَفَرَ ۗ

“Allahu e sjell diellin nga lindja, hajt sille ti atë nga perëndimi. Kështu doli në shesh ai që mohoi.” El-Bekare, 258

Që ne t'i braktisim këto argumente që thotë Kurani dhe t'i marrim teoritë bashkëkohore, këtë nuk e bën Muslimani. Muslimani e ka detyrë që të ndjekë Kuranin. Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar, thotë:

مَّا أَشْهَدتُّهُمْ خَلْقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلَا خَلْقَ أَنفُسِهِمْ وَمَا كُنتُ مُتَّخِذَ الْمُضِلِّينَ عَضُدًا

"Nuk i mora Unë ata për dëshmitarë (që të shohin) se si u krijuan qiejt dhe toka dhe as gjatë krijimit të tyre. As nuk i mora për ndihmues ata të humburit (idhujt, gjatë krijimit të qievje).” el-Kehf, 51

 

Përktheu: Jeton Shasivari