Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: “Merhaban Ja Talibel-Ilmi” fq. 361


 

Pyetje: Cili është gjykimi për atë që thotë se dielli rrotullohet?


Përgjigje nga Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij: Dielli rrotullohet, dielli lëviz. Nëse ai me rrotullimin ka për qëllim lëvizjen, atëherë s'ka gjë, in-shae-Allah. Porse rreziku qëndron në të pohuarit se Dielli është i palëvizshëm, ndërsa toka rrotullohet rreth tij, se në të vërtetë kjo është kufër, ngaqë është përgënjeshtrim për Librin e Allahut (Tebarake ue Te'ala), është përgënjeshtrim për Allahun dhe të Dërguarin e Tij si dhe për Librin e Tij.

Dhe kjo teori vdiq (d.m.th teoria e mos-lëvizjes së Diellit). Kjo teori - siç kam lexuar - ka qenë e njohur në shekullin e tetëmbëdhjetë. Disa njerëz duke u tallur me pyetje të këtilla thonë:

“Dielli i shekullit të tetëmbëdhjetë ishte i palëvizshëm, kurse Dielli i shekullit të njëzetë lëviz.”

Ndërsa shkenca e ka vërtetuar – elhamdulilah – se dielli lëviz dhe kjo është nga mrekullitë e Kuranit.

وَالشَّمْسُ تَجْرِي لِمُسْتَقَرٍّ لَّهَا ۚ ذَٰلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ

“Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është përcaktim i Krenarit, të Gjithëdijshmit.” [Ja-Sin, 38]


 

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari