Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhali
Burimi: “Merhaban Ja Talibel-Ilmi” fq. 361
Pyetje: Cili është gjykimi për atë që thotë se dielli rrotullohet?
Përgjigje: Dielli rrotullohet, dielli lëviz. Nëse ai me rrotullimin ka për qëllim lëvizjen, atëherë s'ka gjë, in-shaa-Allah, porse rreziku qëndron në pohimin se dielli është i palëvizshëm, ndërsa toka rrotullohet rreth diellit. Kjo me të vërtetë është kufër, ngaqë është përgënjeshtrim për Librin e Allahut (Tebarake ue Te'ala), përgënjeshtrim për Allahun, të Dërguarin e Tij dhe Librin e Tij. Kjo teori vdiq (palëvizshmërisë së diellit), siç e kam lexuar. Kjo teori ka qenë e njohur në shekullin e 18-të. Disa njerëz duke u tallur me pyetje të këtilla thonë: “Dielli i shekullit të 18-të ishte i palëvizshëm, kurse dielli i shekullit të 20-të lëviz.” Ndërsa shkenca e ka vërtetuar – elhamdulilah – se dielli lëviz dhe kjo është nga mrekullitë e Kuranit.
وَالشَّمْسُ تَجْرِي لِمُسْتَقَرٍّ لَّهَا ۚ ذَٰلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ
“Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet. Ai është përcaktim i Krenarit, të Gjithëdijshmit.” [Ja-Sin, 38]
Përktheu: Jeton Shasivari