Shejkh Rabij flet në praninë e Shejkh Albanit për fanatizmin që kanë disa njerëz për të
Burimi: http://vb.noor-alyaqeen.com/t17976/
Shejkh Albani:
قُلْ هَـٰذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللَّـهِ عَلَىٰ بَصِيرَةٍ أَنَا وَمَنِ اتَّبَعَنِي وَسُبْحَانَ اللَّـهِ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُشْرِكِينَ
“Thuaj: “Kjo është rruga ime: të thërras për te Allahu me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. I Pastër është Allahu nga çdo mangësi; unë nuk jam prej idhujtarëve!” Jusuf, 108
Ne duam prej të gjitha xhemateve islame që ta pajtohen me ne – së pari – nga ana ideologjike dhe nga ana e dijes se, menhexhi në të cilin thërrasim ne është menhexhi i vërtetë.
Së dyti: që të ecin me neve aq sa munden në çdo gjë që është vërtetuar në Kuran dhe Sunnet dhe mos të thonë siç tha ai muftiu injorant: “Për këtë çështje ka dy mendime dhe ai që e pason verbërisht një dijetar, e takon Allahun të pastër.” Kjo është ajo që pata mundësi për t’u përgjigjur me dije ndaj asaj që erdhi në atë pyetje.
(Shejkh Albani i thotë Shejkh Rabijs): Urdhëro! Urdhëro!
Shejkh Rabij:
Me emrin e Allahut. Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qofshin për të Dërguarin e Allahut.
Në lidhje pasimin e verbër të Selefijve ndaj shujukhëve të tyre, kjo është një gjë për të cilën besoj se është – siç tha Shejkhu (Albani) – e shpifur. Përderisa njëri nga ne apo (fjalë e paqartë) i jep përparësi mendimit të filan Shejkhut, apo (mendimit të) Shejkh Albanit ndaj mendimeve të Imamëve dhe ndaj mendimeve të Sahabëve dhe nëse vjen mendimi i Shejkh Albanit, e pranojnë atë duke e marr për (mendim) të qëlluar dhe kur vjen mendimi i Sahabëve, thonë: “Ata janë njerëz, edhe ne jemi njerëz.”
Kjo, pasha Allahun, është një shpifje e madhe. I Pastër nga çdo mangësi je Ti (O Allah), kjo është shpifje e madhe.
Unë e kam njohur Shejkh Albanin kur isha në vitin e parë në Universitetin Islamik. Ai (Shejkh Albani) nuk thoshte gjë, madje (fjalë të paqarta) unë dhe shokët e mi, si dhe nxënësit e tij ( Shejkh Albanit), bënim debat me të (Shejkh Albanin). Dhe dilnim ose duke e pasuar atë që na bindte me argumente - ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Allahut –, ose dilnim duke patur mendime të ndryshme, jo të kënaqur me mendimin e tij dhe unë kam ngulur këmbë duke e kundërshtuar atë, prej asaj kohe e deri më sot.
Unë i lexoj librat e tij siç i lexojnë të tjerët dhe marr prej tyre atë që mendoj unë se është hak dhe refuzoj prej atyre (mendimeve) atë që nuk më duket se ai e ka me hak. Unë bashkëpunoj me të ashtu siç bashkëpunoj me dijetarët: respekt për të, e respektojmë atë si profesor dhe si njeri që i ka shërbyer sunnetit, të cilit nuk ia gjen çiftin, pa dyshim.
Këtë nuk e them vetëm para tij, por e them prapa tij dhe e them kur ai nuk është i pranishëm. Po ashtu, për mua, Ibën Tejmijeh është më i madh se Shejkh el-Albani, nëse shohim se Ibën Tejmijeh thotë: Ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Allahut. Ne themi: e pranojmë më gjithë dëshirë Fjalën e Allahut dhe fjalën e të Dërguarit të Allahut. Por nëse e kundërshton Fjalën e Allahut dhe fjalën e të Dërguarit të Allahut, dhe bie ndesh me një hadith apo ajet, i themi: Esselamu alejkum (d.m.th nuk e marrim). Nuk e duam këtë mendim sepse e kundërshton Fjalën e Allahut.
Ky është menhexhi i selefijve, marrin nga Shejkh Albani, nga Ibën Tejmijeh, nga Ibën ‘Abdul-Uehhabi, nga Shafiju, nga Ahmedi, nga çdo imam: Ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Allahut. Nëse e shohin mendimin e çdo imami nga imamët që bie ndesh me Fjalën e Allahut apo fjalën e të Dërguarit të Allahut, i japin përparësi Fjalës së Allahut. Ky është menhexhi i Kuranit dhe menhexhi i sunnetit, menhexhi i Selefëve të devotshëm, menhexhi i imamëve të udhëzimit të cilët ndiqeshin, që t’i jepet përparës Fjalës së Allahut dhe fjalës së të Dërguarit të Allahut ndaj fjalëve të njerëzve dhe t’i jepet përparësi udhëzimit të Allahut dhe udhëzimit të të Dërguarit të Tij ndaj udhëzimit të të gjithë njerëzve.
Dhe që prej kësaj nisme, shohim se dy shoqëruesit e Ebu Hanfies (Ebu Jusufi dhe Muhamedi, sh.p), e kanë kundërshtuar atë në një të tretën e medh’hebit të tij apo dy të tretën e medh’hebit, ata nuk e kanë bërë këtë për të pasuar epshet e tyre e as për ta poshtëruar imamin e tyre porse e kanë bërë për ta pasur hakun.
Po ashtu, shohim se Shaf’iu, nxënësin... (ndërprerje e kasetës), nuk lejohet (fjalë e paqartë) siç është ai që e hidhëron Allahun. Kështu, ai e ka parasysh se Allahu do ta marr në llogari për atë që thotë. Ne i këshillojmë vëllezërit tanë që të ecin drejt këtij menhexhi sepse është rruga drejt lumturisë në dynja dhe ahiret, është rrugë drejt krenarisë së muslimanëve, nëse ata nuk e zgjedhin këtë rrugë, atëherë nuk do t’ju shtohet përveç se poshtërim dhe nënçmim, sepse Allahu i Madhëruar e i Lartësuar thotë:
فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَىْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ
“Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë kthejeni atë tek Allahu (Fjala e Tij – Kur’ani) dhe tek i Dërguari i Tij (Sunneti i Muhammedit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –).” en-Nisa, 59
Dhe thotë:
وَلاَ تَنَازَعُواْ فَتَفْشَلُواْ
“Mos u kundërshtoni (me njëri-tjetrin) që të mos humbni kurajon dhe të mos ju lënë fuqitë” el-Enfal, 46
Ne e shohim këtë humbje të beftë të kurajos në jetën e muslimanëve, ku ata janë bërë njerëzit më të nënçmuar dhe nga ata njerëz që më së shumti u ka humbur fuqia, dhe janë poshtëruar dhe janë bërë të tillë që nuk janë më shëmbëlltyrë e moralit Islam. E gjithë kjo si rrjedhojë e largimit të tyre nga menhexhi i Allahut të Madhëruar e të Lartësuar.
Në zellin tonë që kemi për lumturinë e muslimanëve në dynja dhe ahiret, ngulim këmbë dhe i durojmë të gjitha mundimet për të qenë në dobinë e tyre dhe për atë që i bën të lumtur ata, atëherë le të thonë ç’të duan nëse nuk janë të kënaqur me këtë menhexh.
E lusim Allahun e Madhëruar e të Lartësuar, që t’i bashkojë zemrat e muslimanëve në hak dhe të vazhdojnë se kapuri pas Litarit të Tij, ashtu siç i ka urdhëruar Allahu i Madhëruar e i Lartësuar.
Ues-selamu alejkum.
Përktheu: Jeton Shasivari