Bismilah...

Shpjegim i hadithit: “Nëse robi im e do takimin me Mua, edhe Unë dua të takohem me të...”

Shejkh Zejd ibën Hadi el-Mekhalij

Transmetohet nga Ebi Zinadi, e ky nga el-‘Araxh, e ky nga Ebi Hurejra – radijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

Allahu – Tebareke ue Te’ala – ka thënë:

"‏ إِذَا أَحَبَّ عَبْدِي لِقَائِي أَحْبَبْتُ لِقَاءَهُ، وَإِذَا كَرِهَ لِقَائِي كَرِهْتُ لِقَاءَهُ ‏"

“Nëse robi im e do takimin me Mua, edhe Unë dua të takohem me të. E nëse e urren takimin me Mua, edhe Unë e urrej takimin me të.”

Shejkh Zejd ibën Hadi el-Medkhalij [1]:

Dhe kjo është e veçantë në kohën e agonisë së vdekjes, pak para exhelit (vdekjes), ku besimtari është i gëzuar, melaiket e përgëzojnë atë, i zbresin atij dhe e përgëzojnë. Kështu ai e do takimin me Allahun dhe nuk është për qëllim (me këtë hadith) kur ai është në gjendje të mirë të shëndetit dhe hezitimit. Nëna e besimtarëve, Aisheja – radijAllahu ‘anha – ka thënë (kur është pyetur) se: “Të gjithë ne e urrejmë vdekjen.” Ajo ka thënë: “Nuk është çështja ashtu, porse ajo vlen për kohën e agonisë së vdekjes.

Ai që e do takimin me Allahun në atë kohë, edhe Allahu e do takimin me të. Besimtari e do takimin me Allahun në atë kohë për atë që ai mendon se është hajr dhe kënaqet me përgëzimet për të cilat Allahu – ‘Azze ue Xhel-le – ka thënë:

تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ نَحْنُ أَوْلِيَاؤُكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ

“Ju zbresin atyre melaiket (dhe do t’ju thonë): ‘Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni xhenetit që ju është premtuar.’ Ne jemi miqtë tuaj në jetën e kësaj bote dhe të botës tjetër.”
Fusilet, 30 – 31

Kjo është ajo që e bënë atë që ta dojë takimin me Allahun. Kurse ata që kanë bërë vepra të këqija, ata në këtë gjendje nuk e duan takimin me Allahun, ngase ata (melaiket) nuk i përgëzojnë vetëm se me dënim dhe ndëshkime që janë në berzakh (botën e varrit) dhe në akhiret. Kështu që ai nuk e do takimin me Allahun, madje ai e urren atë dhe Allahu e urren takimin me të, dhe ajo nuk është gjë tjetër vetëm se shpërblim tek Allahu sipas llojit të veprës.

Andaj, ai që e zbukuron veten e tij me vepra të mira dhe vazhdon me to, atëherë Allahu e bën atë të qëndrueshëm dhe melaiket i zbresin atij në çdo moment prej momenteve të vështira e të mundimshme, dhe momentet më të vështira janë gjatë agonisë së vdekjes.

Pra, hadithi merret në konsideratë për këtë kohë (në agoninë e vdekjes). Po.

Video në AudioSelefi.org

________________________________________

[1] Shejkh Muhamed ibën Hadij el-Medkhalij – Allahu e ruajttë – pasi që u varros Muftiu i jugut të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Kolosi, Fekihu, Zejd ibën Hadij el-Medkhalij, tha:

Hadithi i fundit që e ka shpejguar Shejkh Zejdi – Allahu e mëshiroftë – ka qenë ditën e hënë (10/03/2014), e ai hadith është:

“Kush e do takimin me Allahun, edhe Allahu e do takimin me të...”

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142859

Përktheu: Jeton Shasivari