Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Fet'hu dhil Xhelali uel Ikram bi sherhi bulugil meram, vëll. 10, fq. 328

 

 

Transmetohet nga ibën Abbasi – Allahu qoftë i kënaqur me ta –, i cili thotë: ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –: 

الْعَائِدُ فِي هِبَتِهِ كَالْكَلْبِ يَقِيءُ، ثُمَّ يَعُودُ فِي قَيْئِهِ

“Ai që i kthehet dhuratës së tij, është si qeni që vjell pastaj i kthehet të vjellës së tij.” Mutefekun alejhi (Bukhariu 2589, Muslimi 1622)

 

 

Shpjegimi:

Thotë Shejkhul Alameh, Ibën Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – në komentimin e këtij hadithi:

 

Fjala e tij: “Ai që i kthehet dhuratës së tij...” Këtu kemi të krahasuar dhe atë me të cilin ky krahasohet. I krahasuari është: ai person që kthehet. Ndërsa ai me të cilin krahasohet ky person: është qeni. Për lidhjen mes tyre ai e ilustroi me fjalën e tij: “...vjell, pastaj i kthehet të vjellës së tij.” d.m.th. si puna e qenit që i kthehet të vjellës së tij. Pra, qeni e vjell ushqimin që ka në barkun e tij, pastaj kthehet dhe e ha atë që ka vjellë, sepse kur qenin e merr uria, ai ha ç’të gjejë përpara; çdo gjë që i qëllon përpara, ai e ha. Kështu që, edhe ai që bën një dhuratë, pastaj kthehet dhe e kërkon atë, ne i themi atij: ti je si qeni që vjell, pastaj kthehet dhe e ha të vjellën e tij.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi