Shejkh Muhamed ibn Hadij el-Medkhalij




Pasha Allahun - o ju të dashurit e mi – po ju rrëfej një ngjarje. Nuk po e rrëfej për t’u mburrur para jush, jo pasha Allahun! Porse e tregoj nga aspekti i begatisë së Allahut dhe për të treguar për mirësinë e Allahut ndaj meje, që na shpëtoi. Kjo është gjendja e robërve të Allahut, besimtar.

الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي نَجَّانَا مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ


E vizitova Libanin në vitin 1426H (vitin 2005), në vitin kur shteti i Jehudëve i goditi ata. Kisha një synim i cili më shtyri të shkoj në Liban, po kërkoja një shtyp për një projekt. Kështu që, më zuri namazi i drekës në Hamra, në Bejrut. Ishte pak para namazit të drekës. Pra, kur u ndala në këtë vend nuk kisha ngrënë mëngjes, dhe më mori uria. Kështu që thash se do ha pak nga ajo që ma ka lehtësuar Allahu – Xhel-le ue ‘Ala –. Në atë çast, pronari i vendit e kishte hapur dyqanin e tij buzë detit, kur papritmas ai dhe shoku i tij po grindeshin, kështu që njeri prej e tyre e shante Allahun, e tjetri ia kthente duke e sharë Allahun dhe Fenë.


Kështu që, unë ndërhyra në mes atyre dyve dhe ndodhi ajo që e kishte caktuar Allahu. Dola prej aty dhe nuk bleva gjë dhe vazhdova rrugës sime dhe rruga më shpuri tek një rajon i të Krishterëve. Isha unë me shokët e mi. Nuk e dinim se jemi në një rajon të Krishterësh. Unë thashë: a e dini se ku do falemi?! Ta përmendim Allahun në këtë vend, në të cilin nuk përmendet tjetër gjë vetëm se Shirk. Dhe unë e thirra ezanin: “Allahu Ekber.”


Derisa sa e mbarova (ezanin) dhe e falëm drekën dhe iqindinë (duke i bashkuar namazet), dhe u thashë atyre që ishin me mua: “Nuk do qëndrojmë në këtë fshat as edhe një orë të vetme.” Kurrë! (Njëri nga shokët e mi më tha): O Shejkh Muhamed...! (Unë i thashë): “Nuk do qëndrojmë as edhe një orë.” (Shoku im përsëri më tha): O Shejkh Muhamed...! (Pastaj unë thashë): “Pasha Allahun! Nuk do qëndrojmë as edhe një orë të vetme.” Ngase vërtetë Allahu thotë:

أَفَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى


Dhe i përmenda këto dy ajete. I hipëm makinës dhe ikëm. Ne po iknim dhe e lëshonim kufirin (e Libanit) dhe po arrinim në qytetin e parë të Sirisë, qytet i madh, ai është Zebdani, ngase ai është rrugës. Kështu që, u ndalëm në këtë qytet dhe e falëm aty akshamin dhe jacinë (duke i bashkuar namazet). Pastaj u shtriva dhe fjeta. Kur u zgjova në mëngjes, pronari i hotelit më tha menjëherë: “A udhëtuat për në Liban?” I thashë: “Po.” Pastaj ai me tha: “Dhe u ktheve?!” Unë i thashë: “Unë jam para teje!” Ai tha: “A nuk e di se çfarë ka ndodhur!?” I thashë: “Nuk e di.” Ai tha: “Shteti i Jehudëve i ka goditur ata dhe janë mbyllur kufijtë.” E unë thashë:

الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي نَجَّانَا مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ


Pasha Allahun, kjo ishte ajo që ndodhi! Dhe e them këtë duke treguar për begatitë dhe mirësinë e Allahut ndaj meje. Dhe pas kësaj keni dëgjuar se për familjet Saudiane të cilët kishin mbetur atje (në Liban) dhe se si i ka trajtuar qeveria (Saudiane) ata – Allahu ua shpërbleftë me të mira – derisa e nxorën të fundin e tyre prej atje. Dhe si i dërguan në aeroport dhe si ua mundësuan të iknin përmes Sirisë dhe vepruan shpejt e shpejt. Andaj, unë e falënderova Allahun – Xhel-le ue ‘Ala – që thashë se mos të rrimë atje (në Liban).

أَفَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى


Pra, animi nga njerëzit e sherrit, (si pasojë e kësaj) mund të zbres dënimi mbi ty në një çast (ta kaplon edhe ty dënimi bashkë me ta, sh.p).

أَفَأَمِنُوا مَكْرَ اللَّهِ فَلَا يَأْمَنُ مَكْرَ اللَّهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْخَاسِرُونَ


Andaj, o vëlla! Mos u ndej i sigurt nga plani i Allahut, edhe në qoftë se sheh në veten tënde drejtësi dhe qëndrueshmëri, ngase Allahu – Xhel-le ue ‘Ala – kur e zbret dënimin, ai i përfshin të gjithë:

وَاتَّقُوا فِتْنَةً لَا تُصِيبَنَّ الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْكُمْ خَاصَّة

Kështu që, ajo nuk zbret vetëm mbi zullumqarin. Zoti jonë – Xhel-le ue ‘Ala – është i Plotfuqishëm që ta zbret atë vetëm mbi zullumqarin, por ai zbret atë mbi të gjithë. Përse? Ngase atyre nuk u skuqeshin fytyrat (duke reaguar ndaj të keqes) për hir të Allahut, dhe kështu të ndalonin nga e keqja dhe të urdhëronin për të mira. Përndryshe sikur ata të bënin atë, do të zbatohej mbi ta (Fjala e Allahut):


أَنْجَيْنَا الَّذِينَ يَنْهَوْنَ عَنِ السُّوءِ وَأَخَذْنَا الَّذِينَ ظَلَمُوا

E shikoni!?

بِعَذَابٍ بَئِيسٍ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ

Pra, kur ata nuk urdhëronin (për të mirë) dhe nuk ndalonin (nga e keqja), Allahu i dënoi bashkë me zullumqarët. E nëse ata do të urdhëronin (për të mirë) dhe të ndalonin (nga e keqja):

أَنْجَيْنَا الَّذِينَ يَنْهَوْنَ عَنِ السُّوءِ وَأَخَذْنَا الَّذِينَ ظَلَمُوا بِعَذَابٍ بَئِيسٍ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ

Andaj, merrni mësim o vëllezër! E lusim Allahun që ta bëjë mësim për ne, kurse në Librin e Allahut ka mësime, edhe në qoftë se ne nuk i kemi përjetuar këto mësime, apo ato zbresin mbi ne. Allahu na dhëntë sukses të gjithëve.


Perktheu: Jeton Shasivari