Shejkh Muhamed ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142275



Pasha Allahun - o ju të dashurit e mi – po ju rrëfej një ngjarje. Nuk po e rrëfej për t’u mburrur para jush, jo pasha Allahun! Porse e tregoj nga aspekti i begatisë së Allahut dhe për të treguar për mirësinë e Allahut ndaj meje, që na shpëtoi. Kjo është gjendja e robërve të Allahut, besimtar.

الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي نَجَّانَا مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ

“Të gjitha lavditë i takojnë Allahut, i Cili na shpëtoi nga populli zullumqar.” El-Mu’minun, 28.

E vizitova Libanin në vitin 1426H (vitin 2005), në vitin kur shteti i Jehudëve i goditi ata. Kisha një synim i cili më shtyri të shkoj në Liban, po kërkoja një shtyp për një projekt. Kështu që, më zuri namazi i drekës në Hamra, në Bejrut. Ishte pak para namazit të drekës. Pra, kur u ndala në këtë vend nuk kisha ngrënë mëngjes, dhe më mori uria. Kështu që thash se do ha pak nga ajo që ma ka lehtësuar Allahu – Xhel-le ue ‘Ala –. Në atë çast, pronari i vendit e kishte hapur dyqanin e tij buzë detit, kur papritmas ai dhe shoku i tij po grindeshin, kështu që njeri prej e tyre e shante Allahun, e tjetri ia kthente duke e sharë Allahun dhe Fenë.


Kështu që, unë ndërhyra në mes atyre dyve dhe ndodhi ajo që e kishte caktuar Allahu. Dola prej aty dhe nuk bleva gjë dhe vazhdova rrugës sime dhe rruga më shpuri tek një rajon i të Krishterëve. Isha unë me shokët e mi. Nuk e dinim se jemi në një rajon të Krishterësh. Unë thashë: a e dini se ku do falemi?! Ta përmendim Allahun në këtë vend, në të cilin nuk përmendet tjetër gjë vetëm se Shirk. Dhe unë e thirra ezanin: “Allahu Ekber.”


Derisa sa e mbarova (ezanin) dhe e falëm drekën dhe iqindinë (duke i bashkuar namazet), dhe u thashë atyre që ishin me mua: “Nuk do qëndrojmë në këtë fshat as edhe një orë të vetme.” Kurrë! (Njëri nga shokët e mi më tha): O Shejkh Muhamed...! (Unë i thashë): “Nuk do qëndrojmë as edhe një orë.” (Shoku im përsëri më tha): O Shejkh Muhamed...! (Pastaj unë thashë): “Pasha Allahun! Nuk do qëndrojmë as edhe një orë të vetme.” Ngase vërtetë Allahu thotë:

أَفَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى

“A janë të sigurt banorët e këtyre qyteteve (se nuk do t’iu vijë dënimi Ynë natën ndërkohë që ata flenë?).” El-‘Araf, 97-98

Dhe i përmenda këto dy ajete. I hipëm makinës dhe ikëm. Ne po iknim dhe e lëshonim kufirin (e Libanit) dhe po arrinim në qytetin e parë të Sirisë, qytet i madh, ai është Zebdani, ngase ai është rrugës. Kështu që, u ndalëm në këtë qytet dhe e falëm aty akshamin dhe jacinë (duke i bashkuar namazet). Pastaj u shtriva dhe fjeta. Kur u zgjova në mëngjes, pronari i hotelit më tha menjëherë: “A udhëtuat për në Liban?” I thashë: “Po.” Pastaj ai me tha: “Dhe u ktheve?!” Unë i thashë: “Unë jam para teje!” Ai tha: “A nuk e di se çfarë ka ndodhur!?” I thashë: “Nuk e di.” Ai tha: “Shteti i Jehudëve i ka goditur ata dhe janë mbyllur kufijtë.” E unë thashë:

الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي نَجَّانَا مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ

“Të gjitha lavditë i takojnë Allahut, i Cili na shpëtoi nga populli zullumqar.” El-Mu’minun, 28.

Pasha Allahun, kjo ishte ajo që ndodhi! Dhe e them këtë duke treguar për begatitë dhe mirësinë e Allahut ndaj meje. Dhe pas kësaj keni dëgjuar se për familjet Saudiane të cilët kishin mbetur atje (në Liban) dhe se si i ka trajtuar qeveria (Saudiane) ata – Allahu ua shpërbleftë me të mira – derisa e nxorën të fundin e tyre prej atje. Dhe si i dërguan në aeroport dhe si ua mundësuan të iknin përmes Sirisë dhe vepruan shpejt e shpejt. Andaj, unë e falënderova Allahun – Xhel-le ue ‘Ala – që thashë se mos të rrimë atje (në Liban).

أَفَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى

“A janë të sigurt banorët e këtyre qyteteve (se nuk do t’iu vijë dënimi Ynë natën ndërkohë që ata flenë?).” El-‘Araf, 97-98

Pra, animi nga njerëzit e sherrit, (si pasojë e kësaj) mund të zbres dënimi mbi ty në një çast (ta kaplon edhe ty dënimi bashkë me ta, sh.p).

أَفَأَمِنُوا مَكْرَ اللَّهِ فَلَا يَأْمَنُ مَكْرَ اللَّهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْخَاسِرُونَ

“A janë të sigurt ata nga të plani i Allahut? Askush nuk ndjehet i sigurt nga plani i Allahut vetëm se një popull i humbur.” El-‘Araf, 99

Andaj, o vëlla! Mos u ndej i sigurt nga plani i Allahut, edhe në qoftë se sheh në veten tënde drejtësi dhe qëndrueshmëri, ngase Allahu – Xhel-le ue ‘Ala – kur e zbret dënimin, ai i përfshin të gjithë:

وَاتَّقُوا فِتْنَةً لَا تُصِيبَنَّ الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْكُمْ خَاصَّة
“Dhe kini frikë fitnen (sprovat, fatkeqësitë), e cila i godet jo vetëm ata që bëjnë zullum (por mund t’i përfshijë njerëzit e mirë dhe të këqijtë).” El-Enfal, 25

Kështu që, ajo nuk zbret vetëm mbi zullumqarin. Zoti jonë – Xhel-le ue ‘Ala – është i Plotfuqishëm që ta zbret atë vetëm mbi zullumqarin, por ai zbret atë mbi të gjithë. Përse? Ngase atyre nuk u skuqeshin fytyrat (duke reaguar ndaj të keqes) për hir të Allahut, dhe kështu të ndalonin nga e keqja dhe të urdhëronin për të mira. Përndryshe sikur ata të bënin atë, do të zbatohej mbi ta (Fjala e Allahut):


أَنْجَيْنَا الَّذِينَ يَنْهَوْنَ عَنِ السُّوءِ وَأَخَذْنَا الَّذِينَ ظَلَمُوا

“Ne i shpëtuam ata që ndalonin nga e keqja, kurse i ndëshkuam ata që bënin zullum.” El-‘Araf, 165


E shikoni!?

بِعَذَابٍ بَئِيسٍ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ

“I dënuam me një dënim të rëndë, për shkak të së keqes që e bënin.” El-‘Araf, 165


Pra, kur ata nuk urdhëronin (për të mirë) dhe nuk ndalonin (nga e keqja), Allahu i dënoi bashkë me zullumqarët. E nëse ata do të urdhëronin (për të mirë) dhe të ndalonin (nga e keqja):

أَنْجَيْنَا الَّذِينَ يَنْهَوْنَ عَنِ السُّوءِ وَأَخَذْنَا الَّذِينَ ظَلَمُوا بِعَذَابٍ بَئِيسٍ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ

“Ne i shpëtuam ata që ndalonin nga e keqja, kurse i dënuam rëndë ata (të tjerët) për shkak të së keqes që e bënin.” El-‘Araf, 165
Andaj, merrni mësim o vëllezër! E lusim Allahun që ta bëjë mësim për ne, kurse në Librin e Allahut ka mësime, edhe në qoftë se ne nuk i kemi përjetuar këto mësime, apo ato zbresin mbi ne. Allahu na dhëntë sukses të gjithëve.


Perktheu: Jeton Shasivari