Shejkh Muhamed ibn Hadi el-Medkhali

Pyetje:

Disa të Krisherë vijnë që të konvertohen në Islam, kështu që ne ua diktojmë shehadetin, ne u themi :

“Thuaj: “Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut dhe Isa (Jezusi) është Fjala e Allahut dhe një shpirt prej Tij (i krijuar nga Ai).” Disa njerëz e mohojnë këtë dhe thonë mos e thuaj këtë shtesën e fundit (d.m.th Isa është Fjala e Allahut). [1]

Përgjigje:

Kurrsesi (d.m.th duhet të thuhet)! Sepse kjo ka të bëjë me të Krishterët dhe është e nevojshme sepse kjo fjalë e shkatërron pavërtetësinë mbi të cilën bazohen ata. Pra, patjetër të besoj se Isa (Jezusi) është Fjala e Allahut (Subhanehu ue Te’ala) dhe një shpirt (i krijuar) nga Ai të cilin ia ka dërguar Merjemes. Ai nuk është bir i Allahut, as nuk është Allah e as që është tre (pjesë e Trinitetit).

Pra, ky shehadet (dëshmi) lidhet me të Krishterin. Atë qe keni vepruar ju është e drejtë dhe ai që ju ka kundërshtuar juve ka gabuar.

Pyetësi:

Ata thonë: Është vërtetuar se të Krishterët e kanë pranuar Islamin gjatë kohës së Profeti (alejhi salatu ue selam), ata nuk e nxitën që ai të thonte: Dëshmoj se Isa është Fjala e Allahut si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai.

Shejkh Muhamed bin Hadij:

Ata (në kohën e Profetit) e kuptonin këtë fjalë kurse këta janë të huaj (jo-arab), andaj duhet t’u sqarohet atyre, ngaqë të njerëzit e parë (idhujtarë e Mekes) kur ai (Profeti) u tha atyre:

“Thoni: La ilahe il-lAllah – nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Allahut, që të shpëtoni.”

Ata (idhujtarët) thanë:

أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَـٰهًا وَاحِدًا ۖ إِنَّ هَـٰذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ

“A mos kërkon ai, që t’i bëjë të adhuruarit një të adhuruar të Vetëm? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!” Sad, 5

Pra, arabët e njihnin këtë fjalë. Tani, arabët kanë nevojë për ta kuptuar këtë fjalë.

I Krishteri Arab e kupton domethënien e fjalës La ilahe il-lAllah përmes gjuhës së tij të pastër arabe, kurse ky është i huaj (jo-arab), ka nevojë që t’i sqarohet kjo gjë. Dhe qëllimi me këtë gjë është që të hiqet nga zemra e tij ajo që ishte ngulitur tek ai lidhur me hyjnizimin e Isës (alejhi salatu ue selam).

Shënim përkthyesi

[1] Lexo këtu për shpjegimin e fjalës “Isa është Fjala e Allahut”

http://selefi.org/index.php?option=com_content&view=article&id=1053:dy-tefsire-komentime-per-ajetinmesihu-isai-i-biri-i-merjemes-eshte-vetem-i-derguar-i-allahut-dhe-fjala-e-tij-te-cilen-ia-ka-derguar-merjemes-en-nisa-171&catid=151:komentime-te-kuranit&Itemid=53

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari