Autor: Shejkh Rabij ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=140

 

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

Lavdërimi i takon Allahut, lëvdata dhe shpëtimi qoftë për të Dërguarin e Allahut, për familjen dhe shokët e tij.

 

Media të ndryshme, duke u nisur nga gazetat dhe mjetet e tjera të informimit, kanë publikuar atë lajm të dhimbshëm e dëshpërues që vjen nga armiqtë e Islamit, të mllefosurit, që janë turrur kundër Islamit dhe profetit të Islamit.

 

Këto akte që mbartin sharje për të Dërguarin e Allahut, Muhamedin – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – dhe shpërfytyrim të misionit të tij, vijnë nga individë dhe organizata inatçore të Krishtere dhe nga disa autorë të mllefosur dhe moskokëçarës, siç janë publicistët e gazetës Daneze “Jyllands-Posten,” të cilët u tallën me njeriun më të mirë dhe të dërguarin më të përsosur, Muhamedin – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –.

 

Toka nuk kanë njohur më të ndershëm dhe më fisnik se ai në moral, drejtësi, mëshirë dhe nuk ka njohur shpallje më të plotë, më përmbledhëse, më të drejtë dhe më të mëshirshme se shpallja e tij. Kjo shpallje ngërthen në vete besimin në të gjithë Pejgamberët dhe të Dërguarit, si dhe respektimin dhe mbrojtjen e tyre nga sharjet dhe cënimi. Kjo shpallje ka ruajtur realitetin e historisë së tyre, siç janë Isai dhe Musai. Ai që e mohon Muhamedin apo e cënon atë, i ka mohuar dhe cënuar të gjithë ata.

 

Të pamoralshmit dhe mizorët u tallën me të duke i bërë disa vizatime të ndryshme, me dymbëdhjetë karikatura tallëse. Njëra nga ato vizatime tregon Muhamedin – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – që ka veshur një çallmë që i ngjan bombës sipër kokës së tij.

 

Këtyre kriminelëve dhe atyre inatçorëve që fshihen mbrapa këtyre që janë në Evropë dhe Amerikë, u themi: “Më gjuajti me sëmundjen e tij, pastaj ia mbathi tinëzisht.”  Muhamedi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, Halifët e tij të drejtë dhe shokët e tij të ndershëm, nuk ndërtuan uzina as për armë primitive, siç janë shpatat, shigjetat, e ku më bomba atomike, raketa interkontinentale dhe armatime tjera të shkatërrimit masiv.

 

Muhamedi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – nuk ndërtoi asnjë uzinë të vetme armatimi, sepse ai u dërgua si mëshirë për botën dhe për udhëzimin e të gjithë njerëzimit drejt asaj që i lumturon në dunjanë dhe ahiretin e tyre, dhe që ta përmbushin të drejtën e Krijuesit të tyre i Cili i krijoi për ta adhuruar Atë. Kështu që, ai i cili refuzon ta adhurojë Atë, është kriminel që meriton ndëshkimin në dunja dhe ahiret nga Zoti i botëve, Sunduesi i kësaj gjithësie dhe Krijuesi i saj.

 

Kurse ju, o ju Perëndimorë që pretendoni se keni civilizim, ju themi: ju posedoni kushtetuta dhe ligje që i shkatërron moralet dhe i lejon ndalesat e ndryshe, prej tyre janë: marrëdhëniet seksuale të jashtëligjshme, homoseksualizmi, kamata, e cila shkatërron ekonominë e popujve. Po ashtu është lejimi ngrënies së cofëtinës dhe mishit të derrit i cili shkakton humbje të xhelozisë, kështu burri nuk ka xhelozi për gruan, motrën dhe bijën e tij, si rrjedhojë, është e drejtë e saj të ketë marrëdhënie seksuale dhe t’i nënshtrohet kujt të dojë ajo. Kjo është prej mjeteve të shkatërrimit që i kanë ndaluar të gjitha shpalljet e profetëve.

 

Kurse bombat, armët shkatërruese dhe mjetet e tyre siç janë aeroplanët luftarak, tanket, raketat interkontinentale, ju jeni projektuesit e tyre me mendjet tuaja djallëzore të cilat nuk mendojnë vetëm se për agresion, armiqësi, padrejtësi, dhunë, tirani, superioritet mbi të gjithë llojet e njerëzve dhe robërimin e tyre, derdhjen e gjakut të tyre, uzurpimin e resurseve të tyre. Mendjet i keni vetëm se si t’i hiqni qafe ata që ju kundërvihen dhe qëndrojnë përballë ëndjeve, agresionit dhe armiqësimit tuaj. E gjithë kjo e mbështjellë në emër të civilizimit, të drejtave të njeriut, lirisë dhe drejtësisë.

 

Të gjithë njerëzit e logjikshëm në mbarë njerëzimin, e dinë këtë për ju dhe historia juaj është e zezë përplot me veprimet tuaja shtazarake dhe terroriste. Kjo është historia që armiku dhe miku ka shkruar kundër jush. Kurse ai që nuk i di këto gjëra, le të lexojë historinë e kolonializmit tuaj ndaj popujve, të paktën, historinë e Dy Luftërave Botërore dhe disa nga pasojat e tyre, dhe njëra ndër to është se numri i të vrarëve në Luftën e Parë Botërore në Evropë shkoi më shumë se dhjetë milion (10.000.000) të cilët ishin lulet e rinisë së vendeve të tyre dhe dyfishi i tyre mbetën të plagosur dhe u ishte caktuar që të jetojnë në karrocë apo invalidë deri në fund të jetës. “et-Tarikh el-Mu’asir Urubba min Theurati el-Ferensijeh ila el-Harb el-‘Alemijeh eth-Thanijeh” fq. 505.  

 

Numri i ushtarëve të vrarëve në Luftën e Dytë Botërore arriti në shtatëmbëdhjetë milion (17.000.000) dhe tetëmbëdhjetë milion (18.000.000) civilë, të cilët u vranë gjatë pesë viteve e gjysmë. Ekspertët thonë që vetëm shpenzimet ushtarake arritën deri në një mijë e njëqind miliard (1100.000.000.000) dollar, kurse dëmet materiale që shkatërroi lufta arritën në dy mijë e njëqind miliard (2100.000.000.000) dollar, duke ia shtuar kësaj edhe qytetet e shkatërruara, të mbjellat e djegura, fushat e mbushura me ujë, fabrikat, minierat të cilat e ndalën punën e tyre. Pastaj tufat e kafshëve që u shkatërruan dhe ngordhën. “El-Harb el-‘Alemijeh eth-Thanijeh” i Ramadan Land, fq. 448-449.

 

Bomba e Hiroshimës

“Autori i librit el-Harb el-‘Alemijeh eth-Thanijeh (fq. 446-447) thotë: “Ndoshta është e përshtatshme të flasim paksa për këtë bombë të parë atomike, andaj po përsërisim atë që është transmetuar nga gjuha e njërit prej Japonezëve kur flet me Marcel Junod, përfaqësuesin e Kryqit të Kuq, se çfarë është ky shpërthim i tmerrshëm. Ai tha: “Papritmas! Në qiell u shfaq një dritë rozë shumë e zbehtë e shoqëruar me një dridhje jo të natyrshme të tokës, pastaj menjëherë erdhi një valë e nxehtë që të zë frymën dhe stuhi ere që merrte çdo gjë që gjente përpara. Brenda pak sekondash, u dogjën me mijëra njerëz të cilët ecnin rrugës apo të cilit ishin ulur rrugëve në qendrën e qytetit. Shumë prej tyre u vranë prej temperaturës së lartë e cila u përhap kudo dhe të tjerë kishin rënë përdhe duke bërtitur nga dhimbjet dhe në trup kishin plagë vdekjeprurëse. Çdo gjë që ishte ngritur në rajonin e shpërthimit, si muret, shtëpitë, uzinat dhe ndërtesat tjera, u shembën tërësisht. Mbeturinat e këtyre ndërtimeve lëviznin në hapësirë në një vorbull të frikshme. Tramvajtë u shkulën nga hekurudhat e tyre dhe hidheshin sikur të kishin humbur peshën dhe lidhjen e tyre. Trenat me vagonët e tyre u ngritën sikur të ishin një grumbull lodrash të fëmijëve. Kuajt, qentë, bagëtitë, i gjeti ajo që i gjeti njerëzit. Çdo gjë e gjallë, e humbi jetën në rrethana të dhimbshme që është e vështirë ta përshkruash. Drunjtë u mbuluan nga flakët, fidanët e orizit e humbën gjelbërimin e tyre, kullotat jeshile u dogjën ashtu siç digjet kashta e thatë.

Kurse ajo që gjendet mbrapa “zonës së vdekjes” shtëpitë u shkatërruan dhe u bën grumbuj dërrasash, tullash dhe shtyllash. Çdo gjë u shkatërrua ashtu siç shkatërrohen shtëpitë prej kartoni në një diametër prej 10 kilometrash. Kurse atyre që u ishte caktuar shpëtimi nga vdekja, u gjendën të rrethuar nga flakët. Ata individë të pakët që ia dolën mbanë të strehoheshin në ndonjë mburojë, vdiqën pas 20 apo 30 ditëve nga dhimbjet si pasojë e rrezeve gama dhe në mbrëmje, flakët filluan të ndalen dhe pastaj u shuan, ngase nuk kishte ngelur gjë pa u gllabëruar nga flakët. Hiroshima u shndërrua në hiç.””

 

Këto janë disa nga shenjat e “civilizimit” tuaj me të cilin mburreni, krekoseni dhe sulmoni me të Islamin dhe Pejgamberin e Islamit. Ju nuk reshtni së shtuari çdo lloj padrejtësie dhe shkatërrimi; vazhdoni t’i shtoni shpikjet e mjeteve të rrënimit, shkatërrimit dhe shfarosjes dhe kjo – pasha Allahun – është kulmi i egërsisë dhe çnjerëzores.

I Lartësuari ka Thënë:

أمْ تَحْسَبُ أَنَّ أَكْثَرَهُمْ يَسْمَعُونَ أَوْ يَعْقِلُونَ إِنْ هُمْ إِلَّا كَالْأَنْعَامِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ سَبِيلًا

“A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata janë sikur kafshët, bile janë edhe më të humbur (se kafshët) nga Rruga e drejtë.” [el-Furkan, 44]

Andaj, bombat tuaja – dhe një ndër to bombën e Hiroshimës dhe simotrat e saj – bëjini kurorë tuajën dhe për kryetarët tuaj, ndërsa armët e shkatërrimit masiv, bëjini dhëmbë dhe kthetra që përlani me to egërsirat dhe njerëzit.

 

وَسَيَعْلَمُ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَيَّ مُنقَلَبٍ يَنقَلِبُونَ

“E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se çfarë përfundimi do të kenë.” [esh-Shu’ara, 227]

 

 

 

Shkroi:

Shejkh Rabij bin Hadij ‘Umejr el-Medkhalij

28/12/1426 H – 27 Janar 2006

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari