Autor: Shemsuddin Muhamed bin Bekër bin Ejjub ibën Kajjim el-Xheuzijeh (v.751 h)

Burimi: Hidajetul Hajara fi Exhuibeti el-Jehudi ue en-Nasara, fq. 15-16

 

Ithtarët e trinitetit janë popull i humbur dhe adhurues të kryqit, të cilët e shajnë Allahun, Krijuesin, aq rëndë saqë askush nga njerëzit nuk e ka sharë ashtu; të Krishterët nuk pohojnë se Ai është Një i Vetmi, të Cilit çdo krijesë i drejtohet për nevojat që ka, i Cili nuk ka lindur dikë, as që është i lindur dhe askush nuk është i barabartë dhe i ngjashëm me Të. Të Krishterët nuk e konsideruan Allahun më të Madhin se çdo gjë, por përkundrazi ata thanë për Të atë fjalë që qiejt gati sa nuk copëtohen prej asaj fjale, toka gati sa nuk çahet dhe malet sa nuk rrëzohen.

Thuaj ç’të duash për grupin (të Krishterët) që origjina e besimit të tyre është se Allahu është tre, Merjemja (Maria) është bashkëshortja e Tij dhe Mesihu (Isai) është biri i Tij; dhe se Ai ka zbritur nga kursija e madhështisë së Tij sipas tyre dhe është ngjitur në barkun e bashkëshortes, e pastaj atij i ndodhi çfarë i ndodhi derisa u vra, vdiq dhe u varros.  Feja e këtij grupi (të Krishterëve) është adhurimi i kryqit, lutjet që ua dedikojnë figurave që janë pikturuar me të kuqe e me të verdhë në mure. Ata thonë në lutjet e tyre: “Oj nëna e Zotit, na furnizo, na falë dhe na mëshiro!”

Feja e tyre është pirja e rakisë, ngrënia e mishit të derrit, mos bërja synet, bërja e adhurimeve duke qenë të papastër, lejimi i çdo gjëje të papastër duke filluar nga elefanti e deri tek mushkonja; ata i refuzojnë tekstet hyjnore dhe veprojnë me fjalët e priftit injorant duke e ndjekur atë dhe thonë se e vërteta është me të; hallall është ajo që prifti e bën hallall dhe haram është ajo që prifti e bën haram; fe është ajo që prifti e ligjëson si fe; prifti është ai që ua falë mëkatet e tyre dhe prifti është ai që do t’i shpëtojë nga dënimi i Zjarrit.

 

Përktheu: Jeton Shasivari