Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Pyetje: Disa njerëz pretendojnë se Selefizmi konsiderohet si një ndër xhematet që punojnë sot në fushën e davetit dhe se ai (Xhemati Selefij) ka të njëjtin gjykim që kanë edhe xhematet e tjera. Atëherë, cili është refuzimi juaj për këtë pretendim?
Përgjigje: Refuzimi për këtë është siç e përmendëm më parë: Xhemati Selefij është Xhemati që ndjek Hakun dhe është obligim që t’i atribohesh atij xhemati dhe të bashkëshpunohesh me të dhe të jesh pjesë e tij. Kurse xhematet e tjera përveç tij është obligim që të mos konsiderohen prej xhemateve të davetit sepse ato janë kundërshtuese. E si mund të pasohet një grupacion që kundërshton xhematin e Ehli-Sunetit dhe udhëzimin e Selefëve të Devotshëm!
Ato xhemate që kundërshtojnë Xhematin Selefij janë xhemate që kundërshtojnë Menhexhin e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), kundërshtojnë rrugën që ndoqi i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Sahabët e tij.
Kështu që, fjala “Xhemati Selefij është një prej xhemateve Islame”, kjo është gabim. Xhemati Selefij është xhemati i vetëm që është obligim të pasohet, të ndiqet menhexhi i tij, të bëhesh pjesë e tij dhe të bësh xhihad përkrah tij, kurse çdo xhemat tjetër pos tij, nuk i lejohet Muslimanit që bëhet pjesë e atyre xhemateve sepse ato janë xhemate kundërshtuese. A kënaqet njeriu që të jetë futet mes radhëve të kundërshtarëve?! Nuk kënaqet Muslimani me këtë gjë. I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë:
عليكم بِسُنّتي وسُنّة الخُلفاء الرّاشدين المهديّين من بعدي
“Ju e keni obligim që të kapeni pas Sunetit time dhe Sunetit të Drejtë e të Udhëzuar pas meje.”
Dhe thotë ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):
الفِرقة النّاجية من كان على مثل ما أنا عليه اليوم وأصحابي
“Grupi i Shpëtuar është ai që ndjek rrugën në të cilën jam unë sot dhe Sahabët e mi.”
A mund të kërkojë njeriu shpëtimin, ndërsa nga ana tjetër të mos e ndjekë rrugën e shpëtimit?
ترجو النجاة ولم تسلك مسالكھا إن السفینة لا تجري على الیبس
“Shpreson suksesin por nuk e ndjek atë rrugë të drejtë,
Atëherë dije se anija s’lundron kurrë në tokë të thatë.”
Po.
Video ne Audioselefi.org
Përktheu: Alban Malaj