Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: Merhaben ja Taalibel-‘Ilmi, fq.206-207

 

 

Po ju jap një shembull: unë them se në të vërtetë njerëzit përballë këtyre fitneve janë:

 

Lloji i parë: janë disa njerëz ashtu siç i ka përshkruar i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, të palëkundur! Ne themi se ata janë si malet! Vijnë erërat, vijnë rrymat e forta, vijnë stuhitë, vijnë ciklonet, mirëpo këto male nuk tunden, sepse imani në zemrat e atyre njerëzve është sikur malet e patundura. Allahu i ka shpëtuar ata nga fitneja dhe i ka forcuar në fenë e Tij, prandaj fitneja nuk i dëmton ata.

 

Lloji i dytë: janë disa njerëz të tjerë që i ngjajnë pemës, e cila anohet djathtas apo majtas nga era, derisa pema të përplaset në shesh.

 

Lloji i tretë: janë disa njerëz si pupla ose si gjethet e kënasë, fluturojnë me lëvizjen më të vogël të fitnes, si era më e e lehtë, e cila i vërvit tutje këto gjethe të mekura.

 

Andaj, lusim Allahun që të na bëjë të palëkundur!

 

 

Përktheu: Alban Malaj