Autor: Shejkh Sulejman Rruhajlij
Kjo është shenja e miqësisë së vërtetë, që njeriu të mos jetë me një person të caktuar, gjithmonë, në mënyrë absolute, sepse njeriu e thotë të vërtetën mirëpo edhe gabon, sado i virtytshëm që të jetë. Prandaj njeriu i hakut duhet të jetë me hakun e jo me personin. E pikërisht kjo është shenjë, që nëse do ta njohësh veten tënde, atëherë shiko: nëse ti mban krahun e personit që ti e do, në çdo gjë, atëherë dije se këtu ka problem, prandaj rishikoje veten tënde, sepse haku nuk tubohet i gjithi tek askush, pas të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, përkundrazi çdo njeri gabon dhe e qëllon të vërtetën. Sikurse ka thënë edhe Imam Maliku – Allahu e mëshiroftë:
كل يؤخذ من قوله ويرد إلا صاحب هذا القبر
“Çdokujt i merret fjala ose i lihet, përveç atij që është varrosur në këtë varr.” Pastaj ai drejtoi gishtin te varri i Pejgamberit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.
Pra, kjo është një çështje e rëndësishme dhe një peshore e rëndësishme. Shikoje gjendjen tënde, nëse gjen se ti pajtohesh me një person të caktuar apo me disa persona të caktuar dhe nuk i kundërshton ata në asnjë lloj gjendjeje, atëherë dije se rruga në të cilën po ecën ka problem, prandaj rishikoje veten tënde.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj