Bismilah...

 

Xhabir Ibn ‘Abdullah ka transmetuar se ‘Umer Ibnul-Khattab (radij-Allahu ‘anhu) iu afrua Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndërsa në dorë kishte një libër që e kishte marrë nga Ehli-Kitabët. Atëherë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u hidhërua dhe tha: “Mos vallë ke dyshime o ‘Umer? Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, unë ua kam sjellë shpalljen në formën e saj më të kulluar. Mos i pyesni ata (Ehli-Kitabët) për asgjë sepse ata ose do t’ju thonë të vërtetën dhe ju do ta mohoni atë, ose do t’ju thonë të pavërtetën dhe ju do ta besoni atë. Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, sikur Musa të ishte i gjallë sot, ai nuk do të kishte patur zgjidhje tjetër përveç se të më ndiqte mua!” [1]

Ibn Kajjim el-Xheuzijjeh ka thënë: “Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pa në duart e ‘Umerit një libër me shkrimet e Teuratit, i cili ishte i mahnitur ngaqë ngjante shumë me Kur'anin. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u hidhërua. Atëherë ‘Umeri shkoi dhe i hodhi në zjarr...

Kështu që, të gjitha këto libra që përmbajnë devijim nga Suneti janë të ndaluara, madje është e lejuar fshirja apo grisja e tyre.

Nuk ka gjë më të dëmshme për Umetin sesa këto libra. Jo vetëm aq, por madje Sahabët i dogjën të gjitha versionet e Mus’hafit që nuk përkonin me Mus’hafin e ‘Uthmanit, nga frika se mos përçahej dhe ndahej Umeti.

Por si do të ishte çështja sikur Sahabët t’i shikonin librat që kanë përhapur mospajtim dhe përçarje në Umet...?

Prandaj, librat plot me gënjeshtra dhe bidate duhen shkatërruar dhe eliminuar. Shkatërrimi i këtyre librave duhet bërë përpara shkatërrimit të lojravë dëfryese (që janë të ndaluara), instrumenteve muzikore dhe shisheve me pije dehëse, ngase dëmi i këtyre librave është shumë herë më i madh sesa dëmi i këtyre gjërave...” [2]

 

Fundnota:

[1] Hadith hasen: Transmetuar nga Ahmedi (3/387), ed-Darimi (1/115), Ibn ‘Abdil-Berr në Xhami’ Bejanil-‘Ilm (1/42) dhe Ibn Ebi ‘Asim në es-Sunneh (5/2). Shiko el-Irua’ el-Galijl të Shejkhul-Albanit (6/338-340).

[2] Shkëputur nga librin i tij et-Turukul-Hukmijjeh (fq. 282)

Perktheu Alban Malaj