Autor: Sulejman Ruhejli

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=34028

 

 

Pyetje: (Pyetësi) thotë: Cili është mendimi juaj për atë që thotë: “Nuk do të pyetet personi Ditën Gjykimit se a është filani bidatçi apo a ke paralajmëruar kundër tij?”.

 

Përgjigje: Kjo është dobësi – o vëllezër – në kuptim. Është obligim që të dihet se ne nuk flasim për filanin – për shembull – për faktin se ai është filani (si person), porse për atë se bidati është shpikje në fe dhe për heshtjen ndaj atij që e ka shpikur këtë bidat e që përhap atë dhe ai përhapet. Kështu njerëzit mashtrohen me atë bidat.

Kështu që, nëse bidatçiu fshihet me bidatin e tij dhe nuk e njohim atë (bidatçiun) dhe ai nuk e shfaq bidatin në mesin e njerëzve, ne nuk kërkojmë që ta zbulojmë atë. A bën ai bidate apo nuk bën bidate?

Prandaj, të këtilla pyetja nuk parashtrohen vetëm se nga një person i cili nuk ka kuptuar se për çka po flasim. Pra, ti do të pyetesh Ditën e Gjykimit për një të keqe (munker) që ke pasur mundësi ta ndryshosh atë, kurse ti nuk e ke ndryshuar. Dhe prej kësaj (të keqes – munker) është përhapja e bidateve përmes pasuesve të bidateve dhe bërja e këtyre bidateve nga ana e disa njerëzve.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari