Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: Sherh Igathetul-Lehfan, mësimi 14, min. 01:10:34

 

 

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses. Ky pyetës që është jashtë këtij vendi (Arabisë Saudite) thotë: “Në vendin tonë, Ministria e Çështjeve Islame na urdhëron që të bëjmë disa bidate mbas pesë namazeve; i urdhëron imamët me këtë gjë. Nëse imami nuk i bën këto bidate, e pushojnë nga puna si imam.” Po ashtu (pyetësi) thotë: “Disa imamë që janë nga Ehli Sunneti, i bëjnë këto bidate dhe në të njëjtën kohë besojnë se këto janë të kota.”

 

Shejkh Feuzan: Kjo nuk lejohet. Kjo nuk i lejohet atij. Ai duhet të heq dora nga posti i imamit nëse e detyrojnë që të bëjë bidate, ai duhet të heq dorë nga posti i imamit. S’është patjetër që të jetë imam. Nuk i lejohet që të jetë imam dhe të bëjë bidate, e të thotë: “Unë nuk i kam për qëllim bidatet dhe se unë i urrej ato!” Jo! Mos e bëni këtë.

(Pejgamberi – alejhi salatu ue selam – ka thënë): 

لا طاعةَ لمخلوقٍ في معصيةِ الخالقِ

“Nuk lejohet t’i bindesh krijesës kur të urdhëron t’i bësh mëkat Krijuesit.”

Kurse rrogën që merr me këtë punë si imam që të detyrojnë të bësh bidate, e ke haram këtë rrogë.

 

Pyetësi: Allahu të ruajttë. Pastaj thotë: “Ne imamët i bëjmë këto bidate me qëllim që të vazhdojmë me thirrjen e njerëzve për në akiden e Teuhidit dhe Sunnetit.”

 

Shejkh Feuzan: Ti i thërret ata duke mos qenë imam dhe pa rrogën e postit si imam. Ti i thërret ata dhe askush nuk të refuzon që të mos thërrasësh për tek Allahu.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari