Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: Kaseta me titull “Likaun me’a Shejkh Rabij,” e vitit 1422 Hixhrij

Burimi: http://www.rabee.net/ar/questions.php?cat=29&id=605

 

 

Pyetje: Shejkhu jonë! Prej gjërave që kanë filluar të përhapen dhe të sulmohen selefijtë është se disa pretendojnë se është obligim këshilla para paralajmërimit. A mund të na thoni diçka shejkhu jonë në lidhje me këtë temë?

 

Përgjigje: Iu përgjigja kësaj pyetjeje më përpara – Allahu të bekoftë –. Jemi sprovuar me këta lloj njerëzish. Gjen njeri që përhap të pavërteta, gënjeshtra, shpifje për tjerët duke folur me emra për ta dhe në përgjithësi, dhe kur ti ia drejton një këshillë ose kritikë ose diçka tjetër, thotë: “Përse nuk më kanë paralajmëruar! Përse nuk më kanë këshilluar! Përse nuk më kanë sqaruar!” Këto janë justifikime të pavlefshme.

 

Ne kërkojmë nga ata që të pendohen tek Allahu dhe t’i kthehen të vërtetës me gjithë edukatë dhe përulësi; t’i lënë justifikimet e tilla. E zëmë se kjo është gabim dhe ai nuk foli dhe as nuk të këshilloi; ti kthehu ne hak dhe pastaj qortoje atë. Kurse të mbash anën e njerëzve dhe të vazhdosh në të kotën tënde e të thuash: “Nuk kanë bërë këtë! E kanë bërë këtë.” Këto janë broçkulla.

 

Besimtari e ka detyrë që të kthehet te Allahu i Madhëruar e i Lartësuar, qoftë kur këshillohet fshehtazi apo haptazi. Ti po përhap gabimet e tua përmes librave, kasetave, etj. Sikur t’i fshihje gabimet e tua dhe t’i bëje ato në errësirë, gjë që është mes teje dhe Allahut dhe ky njeri të zbuloi dhe të këshilloi në vetmi. Kurse ti po përhap fjalët dhe veprimet e tua nëpër botë, pastaj vjen njëri dhe përhap, pra të refuzon ty, tek kjo s’ka gjë të keqe. Allahu të bekoftë.

 

Lërini këto justifikime të cilat vijnë nga njerëzit e të pavërtetës, të cilët i kaluan kufijtë në kotësi dhe kryeneçësi.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari