Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibën Hadij el-Mekdhalij

 

 

Pyetje: Ky pyetës thotë se çfarë gjykimi ka fjala: “Mos u bëj palë në fitne?”

 

Përgjigje: Çfarë fitneje?! Çfarë fitneje?! Cila është ajo fitne?! Në atë fitne në të cilën shfaqet qartazi e vërteta, sprovohen krijesat dhe merret vesh e vërteta, në këtë fitne lavdërohet ai i cili bën durim në të vërtetën e cila gjendet në këtë fitne dhe është i qëndrueshëm në të vërtetën gjatë kësaj fitneje.

 

Për shembull: kur ndodhi fitneja e Khauarixhëve, si ishte qëndrimi i Sahabëve (shokëve) të Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ndaj kësaj fitneje? Ishte qëndrim i palëkundur. Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – i lavdëroi Sahabët. Prijësi i besimtarëve, Aliju – radijAllahu ‘anhu – i luftoi Khauarixhët dhe në anën e tij ishin Sahabët. Për këtë rast, ai – ‘alejhi salatu ue selam – tha:

 

“Vërtet do të jetë njëri prej jush që do të luftojë (për të mbrojtur) komentimin e saktë të këtij Kurani, ashtu siç kam luftuar unë (për të mbrojtur) zbritjen e tij.” Njerëzit ngritën kokën duke shikuar drejt Ebu Bekrit dhe Umerit (duke menduar se njëri nga ata do ta bëjnë këtë luftë), por Pejgamberi – sal-lAllahu’alejhi ue sel-lem – tregoi se kush është ai, duke thënë: “Ai që do ta bëjë këtë luftë është ai që m’i rregulloi nallanet.” [1]

 

E ai ishte Alij ibën Ebi Talib – radijAllahu anhu – që i luftoi Khauarixhët dhë bashkë me të luftuan Sahabët. Ata që nuk morën pjesë në luftë kundër Khauarixhëve, shprehën keqardhje të madhe për këtë që u iku.

 

Me këtë fitne, u sprovua ummeti Islam, porse e vërteta ishte e qartë dhe dukej qartazi,  ky ishte qëndrimi ndaj kësaj fitneje. Por, për fitne në të cilën nuk dallohet e vërteta nga e pavërteta, dhe njerëzve u pështjellohet ajo, për këtë fitne Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka urdhëruar që të largohemi prej saj.

 

Nuk e kuptoj se çfarë ka për qëllim ky pyetës me këtë ‘fitne’ ku thotë: “Mos u bëj palë në fitne!” Nëse ka për qëllim refuzimin kundër njerëzve të bidateve dhe disave që i përmendëm, atëherë ky është një i gjorë. Këtij duhet t’i sqarohet se ata janë të cilët e lanë rrugën e saktë të Selefizmit dhe ai duhet të mësojë për vete derisa të dijë këtë tematikë ashtu siç duhet.

 

Fundnotë:

[1] Ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:

 

إن منكم من يقاتل على تأويل هذا القرآن ، كما قاتلت على تنزيله ، فاستشرفنا و فينا أبو بكر و عمر ، فقال : لا ، و لكنه خاصف النعل . يعني عليا رضي الله عنه

 

2486 - “Me të vërtetë do të jetë njëri prej jush që do të luftojë (për të mbrojtur) komentimin e saktë të këtij Kurani, ashtu siç kam luftuar unë (për të mbrojtur) zbritjen e tij.” Ne (Sahabët) ngritëm kokën për të parë dhe në mesin tonë ishin Ebu Bekri dhe Umeri. E ai (Pejgamberi – alejhi salatu ue selam) tha: ‘Jo (nuk janë ata dy), por është ai që m’i rregulloi nallanet.’ Kishte për qëllim Alijun – radijAllahu ‘anhu.”

 

Saktësoi Shejkh Albani në “Es-Silsiletu Sahihah,” 5/639, nr. 2486.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari