Autor: Muhammed Nasiruddin el-Albani (1419 h.)

 

Burimi: Silsiletul huda uen nur, 358

 

Pyetësi: Në pyetjen e dytë që e ka bërë dikush, i cili është një vëllai ynë nga Jemeni, ai më porositi mua që t’ua përcjell këtë pyetje, edhe pse unë nuk kam dëshirë që t’jua përcjellë juve atë. Pyetja është për refuzimin tënd kundër Butit. Ai thotë se refuzimi yt ishte me shprehje, domethënë kishte pak ton të ashpër.

Njëri nga të pranishmit: Ke për qëllim librin “Mbrojtja e sunetit”?

Pyetësi: Jo, jo, ai ka të drejtë, ai ka të drejtë në shprehjet e tij, ai ka të drejtë, porse vëllai ynë thotë - këto nuk janë fjalët e mia, unë doja që t’ia përcjell Shejkhut këto me besnikëri - ai thotë që shprehjet e shejkhut ishin me ton të ashpër, fjalët e Shejkhut mund të jenë të sakta, porse metoda e tij është e ashpër, sepse Buti është një dijetar prej dijetarëve, prandaj ai kërkon që rruga e refuzimit të jetë pak më e butë. Nuk e di çfarë përgjigje ka shejkhu për këtë vëlla?

Shejkh Albani: Përgjigja jonë është që ti themi këtij vëllai   që është i panjohur për mua...

Pyetësi: Emri i tij është AbdUllah.

Shejkh Albani: Nuk më intereson emri i tij, sepse edhe nëse ma përmend emrin e tij unë nuk e njoh atë.

Pyetësi: Ai më dërgoi një letër me shkrimin e tij për këtë gjë.

Shejkh Albani: Po.

Pyetësi: Për këtë fjalë.

Shejkh Albani: Po, unë nuk e di a e njeh Butin ky njeri, a e di qëndrimin e tij  kundrejt davetit, davetit të vërtetë? Sigurisht që ai nuk e di, shembulli i tij është si shembulli i atij që godet një njeri me pëllëmbë që atij i dhëmbi. Aty ndodhet një person i tretë i cili thotë: “Ky e dëmtoi atë!” Ai ka të drejtë në fjalën që thotë se ai e dëmtoi. Përse? Sepse ai pa një person që goditi dhe një person që u godit, mirëpo po ta dinte ky personi i tretë që e pa këtë se i godituri me një pëllëmbë e ka goditur goditësin e tij me më shumë goditje të tjera, në këtë rast a do të thoshtë ai se ky i ka kaluar kufijtë, ky është i ashpër? Nuk e thotë këtë in shaa Allah. Ky njeri nuk e thotë këtë kur e njeh realitetin e Butit, porse unë mendoj se ky njeri - dhe Allahu e di më së miri - që ky njeri është nga xhemati el-Ikhuan el-Muslimin, është hizbij... dëgjo, dëgjo, sepse gjysma e fjalës nuk e plotëson përgjigjen te ne.

Pyetësi: Vëtëm të japë një ide.

Shejkh Albani: Jo, jo, unë them se: ai ose është hizbij, nga xhemati el-Ikhuan el-Muslimin, ose është në menhexhin e tyre me ideologji, njëra nga këto të dyja është patjetër.

Pyetësi: Ai nuk është prej tyre as në hizbije as në ideologji...

Shejkh Albani: Kjo është e pamundur.

Pyetësi: ...sepse ai...

Shejkh Albani: Jo, nuk ka mundësi tjetër përveç njërës nga këto të dyja.

Pyetësi: Ai ndjek metodologjinë selefije dhe i merr idetë e tij nga Shejkh Ibën Bazi.

Shejkh Albani: ue alejkumus selaamu ue rahmetullahi ue berekatuHu!

Pyetësi: Ai ka shkruar librin “el-Uela uel-Bera” dhe “Mealim el-Intilakati el-Kubra”.

Shejkh Albani: Më fal o vëlla, porse ai ose e njeh Butin ose nuk e njeh, nëse ai nuk e njeh, atëherë për këtë parapriu përgjigja.

Pyetësi:  Ka mundësi nuk e njeh.

Shejkh Albani: Më dëgjo, nëse ai nuk e njeh atëherë parapriu përgjigja, e nëse ai e njeh atëherë ai është njëri nga këta dy persona, ose është ikhuanxhij, ose është...

Pyetësi: Ky është kundër.

Shejkh Albani: Merre shtruar o vëllai im, gjysma e fjalës nuk është përgjigje, Allahu qoftë i kënaqur me ty, unë nuk të them ty: nuk ka të adhuruar, që të thuash: jo ka të adhuruar, më lër ta plotësoj.

Pyetësi: Urdhëro.

Shejkh Albani: Ai ose është hizbij ose është në rrugën e hizbijve, në rrugën e atyre që kanë politikën e mbledhjes dhe grumbullimit të njerëzve, ata që kënaqen me selefiun, me kundërshtarin, me hizbiun, me shijat, e deri në fund. Ky është daveti i tyre, ata e kundërshtojnë përdorimin e ashpërsisë absolutisht, dhe kjo nuk është prej Islamit. Refuzimi i përdorimit të ashpërsisë absolutisht nuk është prej Islamit, si mendon ti?

Pyetësi: Fjala jote është me të vërtetë e mirë.

Shejkh Albani: Në rregull, tani unë do të them një hadith dhe ti përcillja këtij shokut tënd. Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Ai që krenohet me...”

Unë mendoj se ndonëse ai është Jemenas, për të cilët është dëshmuar se kanë kuptim në hadithin e të Dërguarit, paqja qoftë mbi të: “Kuptimi është jemenas, dhe besimi është jemenas.” - porse për shkak të largësisë që ka nga ky kuptim, ka mundësi që ai nuk ka arritur që ta mësojë se çfarë kuptimi ka hadithi i të Dërguarit, paqja qoftë mbi të:

من تعزّى بعزاء الجاهليّة فأعضّوه بهن أبيه

“Atij që krenohet me xhahilijetin, thuajini që të kafshojë organin e babait të tij.”

Kjo është ashpërsi padyshim, është kulmi i ashpërsisë.

من تعزّى بعزاء الجاهليّة فأعضّوه بهن أبيه

“Atij që krenohet me xhahilijetin, thuajini që të kafshojë organin e babait të tij.”

Porse ai që e përdori këtë ashpërsi është ai të cilit i është drejtuar Fjala e Allahut të Lartësuar:

وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ

“Sikur ti të kishe qenë i ashpër, ata do të ishin larguar prej teje.” [Ali Imran, 159]

Dhe atij i është thënë:

وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ

“Vërtet që ti je – padyshim! –  në një moral shumë të lartë.” [el-Kalem, 4]

Ky që kishte këtë moral të lartë është ai që e tha këtë fjalë të cilën e kundërshtojnë ata si  puna e këtij vëllait, i cili thotë që unë kam përdorur ashpërsi ndaj Butit. Ai nuk e njeh Butin, ky është mendimi më i mire për të, e nëse ai e njeh atëhere u lartpërmend mundësia e dytë. Në rregull, tani duam të falemi.

Pyetësi: Allahu ta shpërbleftë me të mira.

Shejkh Albani: Edhe ty.

 

Përktheu: Muhamed Kallashi