Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

 

 

Pyetje: Disa të rinj flasin kundër udhëheqësve që s’janë udhëheqësit e tyre por udhëheqës të shteteve të tjera. Kur i këshillojmë, na thonë se ata nuk janë udhëheqësit tanë, prandaj si t’i refuzojmë ata?

 

 

Përgjigje: Unë e kam dëgjuar (këtë fjalë) para disa muajsh, e cila i atribuohet një vëllait tonë në Nexhd. Unë në të vërtetë nuk e kam ndjekur këtë, por sido që të jetë, është e saktë apo nuk është e saktë (që ai e ka thënë këtë fjalë), kjo fjalë është gabimi i kësaj kohe, sepse në çdo vend ka patjetër turrma që rrëmbehen nga inati, prandaj unë mendoj se kjo nuk lejohet, për shkak të dëmeve që shkakton. 

 

Nëse shajmë ose ofendojmë – për shembull – një udhëheqës që nuk është i vendit tonë, ai që është mendjelehtë, zullumqar, i prishur e idiot nuk do të përmbahet nga sharja e udhëheqësve tanë, por do t’i ndezë të tjerët kundër tyre dhe mund t’u bashkangjitet edhe Khauarixhëve në komplotet e tyre.

 

Pra, largimi i dëmeve është parim sheriatik.

 

Ne kemi folur me detaje për këtë çështje në disa mësime, mes të cilave është mësimi “Tejsiir el-Ilaah bi-sherhi edil-letu shuruut La ilahe il-lAllah” etj..

 

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj