Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: Daruratul-‘Inajjeh bi-Fik`his-Selef (fq.22-23)

Lusim Allahun e Lartësuar që të na japë sukses neve dhe juve që ta ngrejmë flamurin e Sunetit dhe flamurin e dijes, si dhe t’u bëjë prej thirrësave të sinqertë drejt Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, thirrësa për shpëtimin e Muslimanëve nga devijimi në të cilin kanë rënë shumë prej tyre, si dhe për shpëtimin e tyre nga poshtërimi në të cilin kanë rënë tani.

Sepse uAllahi nuk ka shpëtim për ta nga ky poshtërim që po përjetojnë përveç se duke u kthyer tek Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, sikurse ka thënë i Dërguari fisnik - ‘alejhis-salatu ues-selam -:

إذا تبايعتم بالعينةِ، و أخذتم أذناب البقر، و رضيتم بالزرع، و تركتم الجهادَ، سلط الله عليكم ذلا لا ينزعه حتى ترجعوا إلى دينكم.

Nëse do të bëni tregëti me ‘ijneh, dhe do të kapeni pas bishtave të lopëve, dhe do të kënaqeni me bujqësinë, dhe do të lini xhihadin, do të lëshojë Allahu përmbi ju një poshtërim të cilin nuk ka për t’ua hequr derisa ju t’i ktheheni Fesë suaj.”

Xhihadi në Rrugë të Allahut është ai që bëhet për të ngritur lartë Fjalën e Allahut, jo për të kënaqur fraksionet tekfirije e xhahilije porse për të ngritur lartë Fjalën e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -.

من قاتل لتكون كلمة الله هي العليا فهو في سبيل الله عز وجل.

Kush lufton që Fjala e Allahut të jetë më e larta, mu ai është në Rrugën e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le -.”

Xhihadi nuk është kaos, porse Xhihadi bëhet në kohën e caktuar, atëherë kur Muslimanët kanë forcë dhe fuqi me të cilën i frikësojnë armiqtë.

وَأَعِدُّوا لَهُمْ مَا اسْتَطَعْتُمْ مِنْ قُوَّةٍ وَمِنْ رِبَاطِ الْخَيْلِ تُرْهِبُونَ بِهِ عَدُوَّ اللَّهِ وَعَدُوَّكُمْ وَآخَرِينَ مِنْ دُونِهِمْ لا تَعْلَمُونَهُمُ اللَّهُ يَعْلَمُهُمْ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ شَيْءٍ فِي سَبِيلِ اللَّهِ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنْتُمْ لا تُظْلَمُونَ (٦٠)

Përgatisni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj, si dhe të tjerë, përveç tyre, të cilët ju nuk i njihni, por që Allahu i njeh. Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, do t’ju shpërblehet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.” [el-Enfal, 60]

Tani, këto luftimet e pamenduara që po ndodhin nga disa njerëz, uAllahi ato i gëzojnë armiqtë, uAllahi ato po i shfrytëzojnë armiqtë për të poshtëruar Muslimanët, për t’i sulmuar, për t’i larguar, për t’i zaptuar dhe për të zhvatur pasuritë e tyre.

Sot, këto lëvizje të pamenduara në të vërtetë janë nxitje për armiqtë e Islamit, të cilët janë në kulmin e fuqisë së tyre, kurse Muslimanët janë në gradën e fundit të dobësisë, qoftë në aspektin e besimit, qoftë në aspektin metodologjik dhe qoftë në aspektin praktik. Allahu i Lartësuar thotë:

وَكَانَ حَقًّا عَلَيْنَا نَصْرُ الْمُؤْمِنِينَ (٤٧)

Është detyra Jonë që t’i ndihmojmë besimtarët.” [err-Rrum, 47]

Besimtarët me iman të plotë, ata që kanë Teuhid të pastër dhe iman të plotë, të tillët do t’i ndihmojë Allahu. Ama sot ka rafidij, khauarixhë, muëtezilë, sufizëm shkatërrimtar, që të gjithë ziejnë në të njëjtin kazan! Të gjithë ata janë njerëz të devijimit dhe nuk e meritojnë fitoren.

Përktheu: Alban Malaj