Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=32192
Ka thënë dijetari i madh, Siddiik Hasen Khan el-Kanuxhij – rahimehullah – në librin e tij “el-Idha’ah li ma kane ue ma jekunu bejne jedej es-Sa’ah” (fq.13, bot. el-Hindijeh), duke shpjeguar arsyen e mospjesëmarrjes së tij në Revolucionin e Madh Indian kundër pushtimit Britanik:
Ka thënë Kurtubiu: “Ajo fitne dhe luftë që ndodhi mes tyre ishte rezultat i ixhtihadit të tyre, ai që e qëlloi të vërtetën ka dy shpërblime, kurse ai që gaboi ka vetëm një shpërblim, dhe nuk ka qenë lufta e tyre për hir të dynjasë. Por si është çështja sot, kur po derdhet gjaku në pasimin e epshit, në kërkimin e pushtetit dhe shtimin e pasurisë në dynja? Prandaj, detyra e njeriut është që të ndalë dorën dhe gjuhën e tij atëherë kur shfaqen fitnet dhe kur bien fatkeqësitë dhe sprovat.” [et-Tedhkirah, fq.1094]
Them: “Unë e kam bërë këtë gjë në kohën e shkatërrimit që ndodhi në rajonin e Indisë, midis ushtarakëve evropianë dhe udhëheqësve të tyre, në vitin 1273 Hixhrij. Shumë njerëz u sprovuan nga kjo (luftë) dhe e quajtën Xhihad, mirëpo aty nuk gjendeshin kushtet paraprake të Xhihadit dhe ai nuk ishte sipas metodologjisë së Sheriatit të vërtetë. Kështu, u caktua një numër njerëzish për të kërkuar pushtetin dhe udhëheqjen, porse humbën që të gjithë. Dhe çështja i përket vetëm Allahut, në fillim e në fund të saj.”
Përktheu: Alban Malaj