Bismilah...

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=123492

Pyetje: Allahu ua shpërbleftë me të mira, Shejkh i nderuar, ky pyetës thotë: A është e saktë ajo që thuhet se ju i nderuar e mohoni Xhihadin në Rrugë të Allahut?

Përgjigja e Shejkh Feuzanit hafidhahullah: “Në të vërtetë sot njerëzit na kanë armiqësuar dhe na janë kundërvënë për shkak të asaj që kemi shkruajtur rreth Xhihadit në Rrugë të Allahut dhe kemi refuzuar editorialistët të cilët e hedhin poshtë Xhihadin në Rrugë të Allahut. E si atëherë po e mohojmë Xhihadin në Rrugë të Allahut? Allahu na ruajt nga kjo gjë, Allahu na ruajt nga mohimi i Xhihadit. Mirëpo, ajo që mohojmë ne është pikërisht ajo që të tjerët e quajnë “Xhihad” kur në të vërtetë ai nuk është Xhihad. Ne hedhim poshtë shkatërrim, ne themi se ai nuk është Xhihad. Ky është rrënim nuk është Xhihad. Shkatërrimi, shpërthimet, tradhëtia, mashtrimi... ne themi se ky nuk është Xhihad, ky është shkatërrim në Tokë. Ata e marrin këtë që themi ne si mohim të Xhihadit ngaqë ata vetë nuk e dinë ç’ka është Xhihadi, ose e dinë porse i çorodisin njerëzit.”

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj