Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira. Pyetësi thotë: Çfarë gjykimi ka shkuarja në Siri dhe a është kjo prej xhihadit?

 

Përgjigje: Elhamdulilah (lavdërimi dhe falenderimi i takon Allahut). Njeriu e falenderon Allahun për shpëtimin nga fitnet. Këto janë fitne, andaj njeriu të mos hyjë në to. Të largohet prej tyre. Por ai lutet për Muslimanët për fitore dhe përfundim të mirë. I shpeshton lutjet. Ndërsa që të shkojë atje, kjo nuk lejohet.

 

Së pari: ai ka familje, ka prindërit dhe gruan.

 

Së dyti: duhet patjetër leje nga prijësi. Pra duhen patjetër këto dy gjëra: leje nga prijësi dhe leje nga prindi.

 

Kjo është fitne prej të cilës njeriu duhet të largohet.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari