Bismilah...

Shejkh Ubejd el-Xhabirij


Pyetje:

Një grua ka ngelur shtatzënë nga zinaja (marrëdhënie jashtëmartesore), dhe ajo tani është penduar dhe po pyet: “A i lejohet asaj që ta nxjerr fëmijën para se fryti të mbush 40 ditë, e nëse nuk i lejohet asaj kjo gjë dhe Allahu e cakton vazhdimin e shtatzënisë dhe pastaj ta lind atë, atëherë kujt i përket ky fëmijë prej zinasë? A t’i vendoset emri (mbiemri) i prindit të tij, kurse ai nuk do ta martojë këtë, apo kujt i përkatësohet (me mbiemër)? E nëse ai e marton atë, a i takon atij ky fëmijë sipas Sheriatit?” Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigje nga Shejkh Ubejd el-Xhabirij:

Unë them: Nëse ky fryt (fëmijë) është vetëm spermë (d.m.th i paformuar) dhe nuk është formuar, lejohet nxjerra e tij – in shaa Allah – për një dobi fetare, e ajo është fshehja (e gabimit) të nënës.

E në qoftë se fryti është i formuar, atëherë nuk lejohet nxjerrja e tij, dhe familja e saj duhet të sillet mirë me të dhe të mos e torturojnë, porse ata (prindërit) e kanë për detyrë që ta edukojnë atë si duhet pasi që ta lind fëmijën, dhe përderisa ajo është penduar, atëherë pendimi i fshin ato që janë bërë para pendimit, dhe nuk ka nevojë për qortim (edukim).

Mbetet çështja e fëmijës, dhe rasti i tij se kujt i takon? Unë them se ai i takon asaj, pra ai është fëmija i saj, ai e trashëgon atë dhe ajo e trashëgon atë, dhe nuk e trashëgon atë tjetër kush përveç asaj.

Dhe i vendoset emri – si p.sh i thuhet Abdullah bin Ahmed, Abdullah ibn Abdu-Rrahman, dhe nuk i përkatësohet babait të tij, sepse ai nuk është biri i tij në mënyrë sheriatike (me kurorë).

Dhe ne i këshillojmë vëllezërit që ta martojnë këtë grua, pasi që ta lind fëmijën e saj, përderisa ajo është penduar, që ta ndihmojnë atë në takua (devotshmëri-të ruajturit nga të këqijat).

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari