Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Likaatul Babil Meftuh, 68

 

 

Pyetësi: Së pari: O Shejkh! Ne të duam për hir të Allahut. Pyetja – Allahu ju shpërbleftë me të mira – është: A ka të drejta nëna e burrit (vjehrra) mbi nusen?

 

Përgjigje: Jo! Nëna e burrit (vjehrra) nuk ka të drejta mbi gruan (nusen), porse kjo është prej veprave të mira dhe bamirësisë; dhe se kjo (shërbimi ndaj vjehrrës) bën që burri ta dojë gruan e tij. Kështu që, nusja kujdeset për vjehrrën duke e ndihmuar atë dhe duke i shërbyer në punët e lehta. Në mëngjes e përshëndet vjehrrën duke i thënë: “Mirëmëngjesi o filane!” ose “Oj nëna e filanit!” Nuk ka problem për këtë. Kjo është gjë e mirë. Ndërsa, që ajo të ketë obligime ndaj vjehrrës, jo nuk ka! Ngase bashkëjetesa që ka obligime dhe të drejta reciproke është midis burrit dhe gruas.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari