Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://www.rabee.net/ar/questions.php?cat=25&id=475

 

 

Pyetje: Kam lexuar në librin “Uaki’una el-Mu’asir – Aktualiteti jonë bashkëkohor (i Muhamed Kutub),” se një vend nuk quhet vend Islam (darul-Islam) përveç se nëse në atë vend zbatohet ligji i Islamit (Sheriati). Cili është mendimi i hirësisë suaj për këtë? Allahu ju ruajtë.

 

Përgjigje: Pasha Allahun! Ky nuk është i vetmi mendim, por ky është një nga mendimet e dijetarëve. Por, nëse aty Islami është i dukshëm dhe në atë vend thirret ezani nëpër xhami, atëherë këtë vend e konsiderojmë vend Islam. Nëse në atë vend thirret ezani dhe simbolet e Islamit janë të dukshme, atëherë ai është vend Islam – in shaa Allah.

Kurse tani në këtë kohë, vendet e Muslimanëve a i konsiderojmë vende Islame (darul-Islam) apo vende lufte (darul-harb)? Vendet e Muslimanëve që ekzistojnë sot duke marr parasysh gjërat (negative) që kanë, janë vende Islame. Mirëpo Muhamed Kutub, një tekfirij i zjarrtë i cili është Imami i tekfirijunëve bashkëkohorë dhe për këtë gjë e kanë gjykuar atë Ikhunul-Musliminët, El-Hudejbi dhe vëllezërit e tij që herët dhe ata shkruan një libër “Du’atun la Kudaat,” dhe e sqaruan qëndrimin e tyre – Allahu ju bekoftë – duke kërkuar nga Muhamed Kutubi që të pendohet nga tekfiri dhe kështu ai u pendua. Pastaj, siç thonë disa prej tyre: pas pesëmbëdhjetë viteve shfaqi menhexhin e tij tekfirij nga i cili pretendoi se u kthye. Ai është një hije që fshihte tekfirin dhe e lëshonte helmin fshehtazi në këtë vend (Arabi Saudite) dhe në vendet tjera dhe pas kësaj ai doli haptazi me tekfir.

Pra, fjala e tij “Të gjitha vendet që nuk gjykojnë me atë që e ka zbritur Allahu nuk janë vende Islame porse janë vende kufri,” kjo del nga menhexhi i tij tekfirij me të cilin i bën tekfir umetit ky dhe vëllai i tij (Sejid Kutub) si dhe të ngjashmit me të.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari