Bismilah...

Autor: Imam Muhamed Nasiruddin el-Albani

Burimi: Silsiletu el-Huda ue en-Nur, kaseta 693, min. 29:52

 

 

Namazi i teravive në Ramazan është ligjësuar në Sheriat vetëm për ta shtuar afrimin tek Allahu – i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar – me këtë namaz. Andaj, ne nuk mendojmë që namazi i teravive të përzihet me mësim të diturisë apo mësimdhënies, apo gjëra të ngjashme si këto, porse namazi i teravive duhet të jetë thjesht një adhurim. Kurse dituria e ka kohën e saj të caktuar... nuk caktohet me kohë, por te çështja e diturisë, në radhë të parë merret parasysh përfitimi i nxënësve. Kjo është baza te çështja e diturisë. Me këtë që thashë kam për qëllim atë që e bën zakon që t’i mësojë njerëzit midis çdo katër rekateve në namazin e teravive duke e bërë këtë zakon të vazhdueshëm, atëherë kjo është shpikje në fe që bie ndesh me Sunnetin.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari