Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin Baz

Burimi: Fataua Nurun ala Derb, vëll. 16, fq. 270

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/18653

 

 

Pyetje: Në një prej netëve të Ramadanit u ngritëm nga gjumi në momentin kur po thirrej ezani i sabahut dhe hëngrëm syfyr dhe agjëruam. A është i saktë agjërimi ynë apo duhet ta agjërojmë prapë atë ditë?

Përgjigje: Nëse nuk e dinit se sabahu kishte hyrë apo keni dyshim se a kishte hyrë apo jo, atëherë agjërimi juaj është i saktë. Por, nëse e dinit se sabahu kishte hyrë, atëherë duhet ta agjëroni përsëri atë ditë. Dhe muezini e thërret ezanin sipas kalendarit dhe me hamendje dhe jo se është e sigurtë hyrja sabahut, por me hamendje dhe me kalendarin që ai posedon. Kështu, kush e di se sabahu ka hyrë, e ka të ndaluar të hajë. Në të kundërt, i lejohet të hajë kur ai është në dyshim, po për siguri le të hajë ushqim para se të thirret ezani, në mënyrë që ta ruajë agjërimin e tij dhe t’i largohet dyshimit. E nëse ai ka ngrënë shumë kohë pasi që është thirrur ezani, atëherë ta agjërojë përsëri atë ditë për siguri. Kurse, nëse bëhet fjalë për një kohë të shkurtër një minutë apo dy minuta (pasi është thirrur ezani sh.p.) apo ndërkohë që thirret ezani, atëherë nuk prish punë, in sha Allah, nëse nuk dihet a ka hyrë sabahu.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Umm ‘Akil