Autor: Shejkh Abdul-Azijz Ibën Baz
Vërtetë që pjesa më e madhe e këtij muaji fisnik kaloi, sot jemi në ditën e gjashtëmbëdhjetë të tij. Lusim Allahun të na japë sukses neve dhe juve që t’i shtojmë përpjekjet në gjithçka që e kënaq Atë, si dhe e lusim të na ndihmojë neve dhe juve në garimin për çdo vepër të mirë.
Në këto ditë të mira që kanë mbetur, i është ligjëruar besimtarit që t’i shtojë përpjekjet dhe ato vepra që janë bindje për Allahun – Xhel-le ue ‘Ala -; ato që i kanë humbur (në ditët që kanë kaluar), besimtari duhet të kujdeset që t’i arrijë ato në këto ditë që kanë mbetur, të falë sa më shumë namaz, të thotë sa më shumë “SubhanAllah”, “La ilahe il-lAllah”, “Allahu Ekber” dhe “Elhamdulilah”, të lexojë sa më shumë Kuranin Fisnik duke medituar dhe arsyetuar, të japë sa më shumë sadaka, ta shtojë këshillimin e njerëzve e t’i drejtojë ata tek e mira, të urdhërojë për mirë dhe të ndalojë nga e keqja, si dhe të tjera aspekte të mirësisë si këto.
Sa më shumë që kalon nga ky muaj, aq më shumë besimtari duhet t’i shtojë veprat dhe të rikuperojë ato që i kanë kaluar.
Përktheu: Umm ‘Akil
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org