Bismilah...

Autor: Abdul-Aziz ibën Baz

Burimi: Mexhmu'u Fetaua ue Mekalat Muteneuiah, vëll. 15, fq. 273.

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka nëse agjëruesit i del gjak, sikurse është rrjedhja e gjakut nga hundët apo diçka e ngjashme me të, dhe a lejohet për agjëruesin që të dhurojë gjak apo që të jap gjak për analiza?

Përgjigje: Dalja e gjakut nga agjëruesi, siç është rrjedhja e gjakut nga hundët, apo femra që ka çrregullime të ciklit menstrual, këto gjëra nuk e prishin agjërimin. Agjërimin e prishin gjaku i menstruacioneve, gjaku i lehonisë dhe bërja e hixhames. Nuk ka problem për agjëruesin që të bëjë analiza të gjakut nëse ka nevojë, kjo gjë nuk e prish agjërimin. Ndërsa, në lidhje me dhurimin e gjakut, më e mira dhe më e sigurta është shtyrja e kësaj pas iftarit, sepse në shumicën e rasteve, dhënia e gjakut bëhet në sasi të mëdha dhe i përngjan hixhames. 

Allahu është dhënësi i suksesit.

 

Përktheu: Jeton Shasivari