Bismilah...

Autor: Abdul-Aziz ibën Baz (1420 h.)

Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Muteneu’uiah, vëll. 15, fq. 276

 

Pyetje: Një person ra në gjumë gjatë ditës në Ramazan dhe i doli spermë për shkak të ëndrrave erotike. A duhet që ai ta kompensojë këtë ditë? Duke patur parasysh se ai e vazhdoi agjërimin deri në ezanin e akshamit.

Përgjigje: Ai nuk duhet ta kompensojë atë ditë, sepse ajo që i ka ndodhur nuk ka qenë me zgjedhjen e tij, por ai e ka detyrë që të lahet nëse vëren spermë, ngase Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

اَلْمَاءُ مِنْ اَلْمَاءِ

“Uji (që e bën obligim larjen-guslin) është për shkak të ujit (spermës).” [1]

Po ashtu, kur ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –  u pyet nga Ummu Sulejme për ëndrrat erotike që sheh gruaja se a duhej të lahej, ai – alejhi salatu ue selam - tha:

نَعَمْ إِذَا رَأَتِ الْمَاءَ

“Po, nëse ajo vëren lëng.” [2]

 

_____________________

[1] Transmeton Muslimi (343).

[2] Transmeton Bukhariu (282) dhe Muslimi (313).

 

Përktheu: Jeton Shasvari