Shejkh Salih el Feuzan

Burimi: http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?t=29347


 

Shejkh Feuzan akuzon Halebiun për hutimin e njerëzve me mendimet e tij, injorancën e tij, trillimet e tij, pretendimin e dijes së tij si dhe angazhimin e njerëzve me shkrimet e tij

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, shkëlqesi i nderuar, ky pyetës thotë: Cili është mendimi juaj për atë i cili mendon se Kufri i cili të nxjerr nga Feja është vetëm me Istihlal (një person ta bëj hallall atë që Allahu e ka bërë haram), dhe a është e vërtet se mospajtimi (khilaf) i Komisionit të Përhershëm me Ali Halebiun është mospajtim sipërfaqësor?

Përgjigje nga Shejkh Feuzan: Na lini me këto fjalë, çështja e Riddes (felëshimit) është sqaruar nga dijetarët që më përpara, në librat e Fikhut dhe në librat e Teuhidit, është sqaruar. S'kemi nevojë për person të ri që të vij dhe t'i hutoj njerëzit me mendimet e tij, injorancën e tij si dhe trillimet e tij. Nuk kemi nevojë për të këtillë, na mjaftojnë fjalët e dijetarëve tanë dhe atë që e shkruan në librat autentik nga librat e Fikhut dhe librat e Akides, na mjafton kjo dhe e ndjekim këtë. Dhe t'i braktisim librat e rinj dhe pretenduesit e rinj të dijes të cilët i angazhuan të rinjtë dhe i angazhuan njerëzit.

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu:  Jeton Shasivari